E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Në Prishtinë mbi katër vjet nuk është ndërtuar asnjë çerdhe

Në mbledhjen e sotme të Vetëvendosjes, ku u prezantua kandidati i këtij subjekti politik për kryetar komune të Prishtinës, si dhe kandidatët për asambleistë për Kuvendin Komunal në Prishtinë, Dardan Sejdiu, një nga zyrtarët e VV-së, tha se në Prishtinë me shumë se katër vite nuk është ndërtuar asnjë çerdhe, ani pse çdo vit fëmijët lindin, dhe nevojat rriten, transmeton koha.

Numri i lindjeve në një qytet, sipas tij, është një e dhënë e matshme. Po ashtu dhe rritja e tyre. Nevojat për çerdhe mund të planifikohen dhe parashikohen në çdo vit për vitet pasardhëse. Koha e rritjes së fëmijëve tanë na jep mundësinë që të dimë se kur është koha për një çerdhe të re, tha Sejdiu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›