E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka, nipi e xhaxhai rrihen me sëpata

Korçë- Të gjakosur ata kanë përfunduar fillimisht në spital e më pas në Komisariatin e Korccws, pasi nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për pronësinë e tokës. Ngjarja ndodhi sot paradite në fshatin Zbërsh të Korçës.

Bedri Ganellari 65-vjeç është goditur me sëpatë nga nipi i tij, 45 vjeçari Anton Ganellari. Ata janë grindur për pronësinë e një rripi kullote pranë shtëpisë së tyre. Por në nervozizëm e sipër Antoni ka marrë sëpatën dhe ka goditur xhaxhain e tij. Por në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë i biri. Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha pasi Hajredin Ganillari ka qëlluar edhe ai me sëpatë mbi djalin e xhaxhain Anton Ganillari. Ky i fundit e ka përdorur sëpatën si hakmarrje ndaj kushëririt që i plagosi të atin.

Ata kanë shkuar për mjekim në spital të shoqëruar nga familjarët e tjerë. Aty është sinjalizuar edhe policia e cila i ka shoqëruar për disa orë, më pas i ka liruar për ta ndjekur çështjen në gjendje. A.G

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›