Mocioni ndaj Topallit, Alibeaj: Lëvizje e gabuar e PS-së

Sipas deputetit demokrat Enkeled Alibeaj, të majtët duhet të lexojnë me kujdes numrin e votave që pritet të sigurojë Topalli për të konfirmuar postin.
Pasi të njëjtat vota të mazhorancës apo dhe më gjerë, do të zgjedhin dhe presidentin apo presidenten e re, pas një muaji e gjysmë. "Kryetari i grupit parlamentar, i cili nëse do të testojë soliditetin e mazhorancës apo mbështetjen që zonja Topalli ka në tërë Parlamentin, unë besoj se është i mirëseardhur. Nëse do të ishte politikisht i zgjuar duhet të kuptonte se një mocion i tillë mosbesimi, siç 3 apo 4 mocionet e tjera që ka njohur zonja Topalli, unë besoj se do të jepte efektin e kundërt ndaj zotit Ruçi dhe pro zonjës Topalli në këto raste", deklaron Alibeaj.
Po ashtu deputeti demokrat sheh të pavend motivin me të cilin, opozita argumenton një mocion të tillë mosbesimi. Pra pengesën për marrjen e mandatit të 66 të PS-së. "Zonja Topalli është e vetmja votë dhe ka vetëm një detyrë, thjesht dhe vetëm të njoftojë dhe të thërrasë duke caktuar ditën dhe vendin për një mbledhje eventuale të Këshillit të Rregulloreve të Mandateve. Përbehet nga 10 deputetë, 5 nga e majta dhe 5 nga e djathta", shprehet Alibeaj për AS.
Kryetari i Parlamentit mund të shkarkohet kur kundër tij votojnë më tepër se gjysma e deputetëve të Kuvendit. Mocioni i radhës i mosbesimit ndaj Topallit, u lakua si mundësi nga kryekuvendori i selisë rozë, Gramoz Ruçi, për shkak të mandatit të Rudina Seserit. /Start/
2012-04-07 17:47