E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Kush nga këta të dy është rock- star i myslimanëve?

Share

Ardhja në Shqipëri e Sami Jusuf natyrisht që është lajm. Këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur në botën myslimane është cilësuar si rock- star më i madh i Islamit nga revista TIME. Është një njeri me shumë ndikim në botën myslimane. I lindur në Teheran të Iranit nga një familje me origjinë azere, ai këndoi sot në Tiranë në një aktivitet të organizuar për ditëlindjen e Profetit Muhamed. Por për fat të keq nuk ishte ai rock- star i festës. Ishte kryeministri Sali Berisha, që dominoi krejt festimet. Jo pse gazetari Bledi Mane kishte shkruar sot se po na vjedhin çdo gëzim fetar, por e vërteta ishte se dukej si një festë për Berishën. Fillimisht drejtuesit e komunitetit mysliman i kërkuan Berishës e Bashës që tu ndërtojnë një xhami të re në Tiranë (kanë shtatë vjet që e bëjnë) dhe Berisha si në një miting elektoral ua premtoi dhe ata e duartrokitën fort, njësoj si Sami Jusuf. Më pas Berisha priti edhe në zyrën e tij këngëtarin Jusuf, të cilin e quan këngëtar turk (çrëndësi ka, turk- azer, Berisha tani po na i bën njësoj të gjitha).

Ka qenë një dhuratë nga Zoti bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, në shembullin e Sami Jusuf, i tha Berisha.

Në fakt rock- star sot nuk ishte ai. Sidomos me ato të bërtitura elektorale që bëri sot Berisha në një festë fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›