Mocioni ndaj Topallit opozita do te kerkoje votim te fshehte

Jozefina Topalli percaktohet si shenjestra e opozites socialiste. E permendur ne menyre te posacme ne opinionin e fundit te KE-se Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise eshte faktuar keshtu si nje fature shtese per problemet e funksionimit te demokracise ne vendin tone duke ushqyer lehtesisht dhe ne kohen e duhur taktiken parlamentare te Partise Socialiste. Ne do te kerkojme ne nje seance te jashtezakonshme mocionin e mosbesimit per Kryetaren e Kuvendit Topalli si nje pengese per arritjen e standardeve nenvizoi me kete rast kreu i PS-se Edi Rama ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare. Nisur nga kjo deklarate burime nga selia roze bejne te ditur se hyrja ne proceduren konkrete do te diskutohet ne mbledhjen e se merkures se grupit parlamentar. Do te jete ekipi i deputeteve ai qe do te percaktoje rrugen dhe hapat qe do te ndermerren ne ate qe pa frike mund te quhet si precedent unik ne historine e Parlamentit shqiptar. Nese nisma socialiste materializohet atehere ndaj Jozefina Topallit regjistrohet mocioni i trete i cili edhe me optiken e interesave te njeanshme politike gjithsesi duhet medoemos te jete i drejte dhe objektiv. Ceshtja shtrohet nese kete fature per Shqiperine qe sillet ne vemendje edhe nga KE-ja do ta mbroje edhe njehere blloku monolit i shumices numerike ne Kuvend. Ne kontekstin ligjor duket se demokratet dhe ekipi i tyre drejtues kane dhene nje pergjigje me ndryshimet e bera ne rregulloren e Parlamentit dhe posacerisht ne modifikimin e nenit 60 qe percakton kushtet per votimin e fshehte. Duke iu referuar ketij dokumenti ne nenin 59 pika 3 sanksionohet qarte se ne rastin e mocionit te besimit ose te mocionit te mosbesimit votimi ne Kuvend behet kurdohere nominal. Votimi nominal behet me ngritjen e dores ose me mjete elektronike. Por pavaresisht kesaj sfida politike ne kete rast qendron ne testimin e moralit te shumices dhe vete Kryetares se Kuvendit e cila me dispozitat e rregullores sipas nenit 6 pika 2 eshte zgjedhur ne detyre me votim te fshehte. Zbatimi i se njejtes procedure behet e ditur se do te kerkohet me ngulm nga Partia Socialiste e cila ka te gjithe te drejten per te kerkuar ndryshimin ne drejtimin e Parlamentit te Shqiperise. Ajo qe i jep me shume peshe nismes socialiste eshte paqendrueshmeria e qendrimit te deputeteve ne salle duke vleresuar madje se edhe brenda vete PD-se pakenaqesite ndaj Topallit nuk mungojne. Eumlshte nje realitet i tille qe i jep te drejte kerkeses per votim te fshehte procedure te cilen Kryetarja e Kuvendit nuk ka pranuar ta zbatoje ne te dyja rastet e meparshme. Ne nje plan me te gjere kerkesa per largimin e saj nga detyra plotesohet me ato qe selia roze aktualisht po zhvillon ndaj Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Ne rastin e pare sikurse ka nenvizuar edhe Edi Rama mocioni eshte formal per te nenvizuar ndarjen e qarte mes paleve teksa ne rastin e dyte duhet thene se klima shkon ne favor te PS-se. Keshtu akuzat ndaj ministrit Vasili kane vijuar edhe dje permes nenkryetarit te grupit parlamentar Eduart Shalsi i cili ka apeluar qe ministri te ballafaqohet vete me keto pyetje sepse asnje nga avokatet e tij nuk do te mund ta shpetoje nga pergjegjesia e disa te vertetave te hidhura. Theksime te ketilla marrin nje kuptim tjeter po te mbahet parasysh se para disa kohesh gazeta Shqip ka publikuar lajmin sipas se ciles kreu i LSI-se Ilir Meta i ka kerkuar Kryeministrit largimin e Vasilit dhe caktimin ne vend te tij te deputetit Vangjel Tavo.