Lihen te lire dukatasit e ndaluar per dhunim te policise

Gjykata e Vlores ka lene te lire 14 nga 15 te arrestuarit per ngjarjet dhe protestat e zhvilluara mesjaven e kaluar ne Dukat. Gjyqtarja e ceshtjes Elvana Cicolli ne nje seance qe nisi ne oren 0930 te se dieles ka gjykuar ne sallen e gjyqit 13 nga 15 te arrestuarit per dhunen e ushtruar gjate protestimeve te dukatasve ndersa njerit prej tyre Albert Hibraj iu be seanca e mases se sigurise ne ambientet e spitalit ku ai vijon te marre ndihmen mjekesore pas demtimeve qe pesoi gjate protestave.
Keshtu per 14 nga 15 te arrestuarit per protestat dhe perleshjet me policine ne daten 11 nentor ne Orikum e Dukat gjykata ka vendosur masen e sigurise detyrim paraqitjeje dhe procesi ndaj tyre do zhvillohet ne gjendje te lire. I vetmi i mbetur ne qeli eshte Qetsor Ferunaj i vetedorezuar tri dite me pare i cili do te dale perpara togave te zeza ne momentin e plotesimit te 72-oreshit.
ProcesiOrgani i akuzes eshte perfaqesuar nga Dritan Marku ndersa 14 te pandehurit perfaqesoheshin nga tre avokate. Pergjithesisht masat e sigurise te kerkuara nga prokurori ishin detyrim paraqitjeje apo burg me afat 15-ditor ndersa avokatet i kane meshuar mases se sigurise detyrim paraqitjeje duke i cilesuar si te paligjshme masat shtrenguese paraprake ate te qendrimit ne burg te klienteve te tyre. Sipas avokateve te ndaluarit nuk kane kryer veper penale te verifikuar dhe te faktuar nga organi hetimor dhe policia gjyqesore. Per organizimin e protestave kane marre leje ne polici dhe tubimi i tyre nuk ka qene i paligjshem nderkohe qe ata nuk kane perdorur dhune ndaj policise por policia ka dhunuar protestuesit. Gjykimi i 14 te pandehurve perfundoi rreth ores 1300 te se dieles ndersa gjykimi i fundit u be ne ambientet e spitalit te Vlores ku gjyqtarja se bashku me avokatin dhe prokurorin kane shkuar ne dhomen burg ku mbahet ende nen trajtim mjekesor Albert Ibraj. Ne perfundim te seances se vleresimit te mases se sigurise gjykata urdheroi lirimin e menjehershem te te arrestuarve si dhe detyrimin per paraqitje te tyre cdo dite te hene ne oren 0900 ne policine gjyqesore per vazhdimin e hetimeve te metejshme. Te akuzuarit jane cilesuar si njerez te parrezikshem dhe se per ta nuk kishte prova konkrete dhe shume bindese per veprimet e tyre te kunderligjshme prandaj hetimet ndaj tyre do te vazhdojne ne gjendje te lire.
Akuzat15 te ndaluarit akuzohen per pese vepra penale te cilat i kane kryer ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me persona te tjere te fshatit te Dukatit dhe Orikumit. Keshtu ndaj tyre rendojne akuzat e Organizimit grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem Pengimin e qarkullimit te mjeteve Kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik Goditje per shkak te detyres Prodhimit dhe mbajtje pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese vepra keto te parashikuara nga nenet 262/2 237 293 262 278/1 e 25 te Kodit Penal.
Te enjten e kaluar protesta e radhes per pronat e banoreve te Dukatit dhe Orikumit u shoqerua me perleshje me policine. Protesta e nisur ne mengjes heret ishte njoftuar nga banoret e Dukatit dhe Orikumit me nje shkrese zyrtare drejtuar Policise se Vlores. Ka qene ora 0720 kur rreth 150 banore te Dukatit dhe te Orikumit filluan te leviznin pergjate ures se Izvorit me qellimin per ta bllokuar ate. Dhjetera automjete kane mbetur te bllokuara nga kjo situate e cila ka zgjatur per me shume se 35 minuta kur dhe policia ka nderhyre per te shperndare protestuesit. Shperndarja e protestuesve ka sjelle edhe incidentet e para mes banoreve dhe policeve. Me pas policia ka shoqeruar per ne komisariat 13 protestues cka beri qe situata te dale jashte kontrollit. Protestuesit kane nisur te hedhin gure kunder forcave te policise dhe me pas jane mbledhur ne qender te fshatit Dukat ku u vendos bllokimi i rruges kryesore qe lidh Vloren me Saranden. Rruga do te mbahej e bllokuar deri ne lirimin e personave te arrestuar. Me pas protestuesit i jane ngjitur malit te Karaburunit ku kane qelluar me gur dhe mjete te forta nje grup efektivesh te FNSH-se. Me pas disa punonjes te policise kane filluar te gjuajne ne ajer me arme per te trembur banoret si dhe kane hedhur bomba me gaz lotsjelles. Por as krismat as gazi nuk i ka shperndare dukatasit te cilet kane provuar disa here deri ne mbremje bllokimin e rruges.