Ja si do i fshijme nga mendja kujtimet e dhimbshme
Nje studim amerikan i bere te minjte hap perspektiva konkrete per ilacet ne gjendje te luftojne shqetesimet nga stresi post-traumatik. Mund te duket si fantashkence por eliminimi selektiv i kujteses nje dite mund te kuroje njeriun
Jetojme ne nje bote te stresuar ku thuajse cdo dite perballemi me ngjarje qe lene gjurme ne kujtesen tone. Disa me shume e disa me pak te gjitha heret a vone na shfaqen perpara syve duke na turbulluar mendjen dhe lenduar shpirtin. Sigurisht fjala eshte per kujtimet e dhimbshme qe edhe kalimi i kohes i ka zbehur shume pak. Shkencetaret prej kohesh po perpiqen ti japin fund kesaj torture per njeriun e cila do te conte ne shmangien e shume semundjeve sepse stresi ose semundja e jetes moderne eshte shkaktari kryesor i qindra semundjeve. Shkenca dhe mjekesia kane te drejte kur thone se kura me e mire qe mund te ekzistoje eshte lumturia.
Deri me tani askush nuk e dinte se ne tru ekziston nje proteine qe ashtu si nje gome mund te eliminoje nga mendja jone pergjithmone kujtimet e dhimbshme. Ata qe e kane zbuluar permes nje testi te minjte kane qene kerkuesit amerikane te Universitetit John Hopkins. Ky studim sipas tyre perben nje shprese konkrete per te mberritur te ilacet ne gjendje te luftojne shqetesimet e shkaktuara nga stresi post-traumatik. Studimi i publikuar ne revisten Science Express perben nje thesar te vertete per diagnostikimin e shume semundjeve te lidhura me trurin. Te udhehequr nga profesor Richard Huganir permes nje testi te minjte kerkuesit ne fillim identifikuan dhe pastaj hoqen nje proteine ne nje zone te vecante te trurit ne gjendje te largonte kujtimet e frikshme nga kujtesa. Per te verifikuar vlefshmerine e intuites se tyre i frikesuan kafshet permes perdorimit te tingujve dhe pastaj eliminuan proteinen ne fjale. Pas ketij veprimi u zbulua se tingulli shkaktar kryesor i traumes nuk ishte me nje faktor i lidhur me friken. Ne ndryshim nga kafshet e tjera minjte qe u bene pjese e ketij eksperimenti me pak fjale e kishin harruar friken qe tingulli kishte shkaktuar tek ata ne fillim. Proteina gjendet ne ate zone te trurit qe eshte pergjegjese per frikerat si ato ndaj njerezve ashtu edhe nga ato ndaj kafsheve. Per ta identifikuar kerkuesit vezhguan mekanizmin qe i shtynte disa qeliza te kesaj zone te prodhojne me shume elektricitet kur njerezit frikesohen. Impakti traumatik me friken shkakton nje rritje te numrit te ketyre proteinave. Studimi ne fund tregoi se pikerisht keto proteina mund te largohen nga qelizat nervore. Ideja eshte eliminimi i ketyre proteinave dhe dobesimi i lidhjeve me traumen e krijuar ne tru ne menyre qe te largohen nga kujtesa. Mund te duket si nje liber fantastiko-shkencor kapaciteti per te eliminuar ne menyre selektive kujtimet. Ne te ardhmen kjo mund te aplikohet per trajtimet e njerezve qe vuajne nga stresi post-traumatik qe lidhet per shembull me luften me perdhunimet apo ngjarje te tjera qe kane lene gjurme ne jeten e pacienteve tregon profesor Hugner. Kur verifikohet nje episod i ketij lloji krijohet nje kujtim i tmerrshem qe mund te zgjase gjithe jeten dhe te kete efekt negativ. Zbulimi yne pershkruan mekanizmat molekulare dhe qelizore te perfshire ne kete proces dhe i hap mundesine manipulimit te kujtimeve me ilace qe mund te prodhohen per te permiresuar terapine per keto lloj gjendjesh perfundon ai.
Studimi i meparshemNe fakt prej vitesh po eksperimentohet per te hedhur ne treg nje ilac qe do na bente te harronim kujtimet e keqija. Ilaci do na jepte mundesine te benim nje jete me te qete pa kujtuar ngjarjet e dhimbshme te jetes sone. Kerkuesit e Universitetit te Amsterdamit krijuesit e kesaj pilule beta-bllokuese qe ne fillim e kane perdorur vetem per te rregulluar tensionin e gjakut kane qene ne qender te shume polemikave. Nese ne fillim pilula qe largonte kujtimet e keqija dukej si nje mrekulli e shkences me vone u ngriten nje sere dyshimesh. Ata qe ishin kunder kesaj iniciative mendonin se kjo pilule ne perpjekje e siper per te fshire kujtimet e keqija dhe te dhimbshme mund ta bente kete gje edhe me eksperiencat pozitive pasi askush nuk mund te garantoje qe ajo eshte ne gjendje te beje dallim mes tyre. Per kete arsye vullnetaret iu nenshtruan me kenaqesi marrjes se kesaj pilule nen mbikeqyrjen e mjekeve. Rezultati befasoi shkencetaret jo vetem sepse personat ishin me te qete por edhe sepse ne harkun kohor brenda 24 oreve ata i kishin superuar edhe frikerat e tyre. E cfare mund te kete me mire se nje jete e qete me kujtime te bukura pa frike dhe fiksime Por deri sa perdorimi i ketyre ilaceve te behet masiv ne kuptimin qe te dale ne treg dhe te perdoret nga te gjithe ata qe vuajne pasojat e traumave do te duhet edhe pak kohe. Por po te mendosh se do jetosh i qete dhe pa strese ia vlen te presesh. Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise cdo dite ne mendje mendime ide te dhena qe do te duhej ti perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se cdo njeri vlen per aq sa di por harrohet apo injorohet fakti se nje njeri di aq gjera sa mund te kujtoje. Procesi i kujteses perkon me ate te komunikimit te te mesuarit dhe te ndergjegjes.