Mocioni ndaj Topallit shndërrohet në betejë revanshi mes PS-së dhe LSI-së
Forumet më të larta drejsuese të Partia Socialiste, Kryesia dhe grupi parlamentar
janë shprehur pro ndërmarrjes së një mocioni shkarkimi ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, duke miratuar ngritjen e një grupi pune që do të detatojë motivet e kësaj kërkese, për të cilën nuk është dhënë një afat i saktë se kur dop të depozitohet në kryesinë e Kuvendit..Vendimi është marrë në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, dje paradite, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e gazetarëve. Në një deklaratë për shtyp pas kësaj mbledhjeje, anëtarja e kryesisë së opozitës, Arta Dade, ajo u shpreh se “ne deri tani, kemi ngritur një grup pune me ekspertë, të cilët janë duke shqyrtuar shkeljet flagrante të Kushtetutës dhe për tejkalim të kompetencave nga ana e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli”.Sipas saj vetëm pas evidentimit të shkeljeve të pretenduara nga grupi i ekspertëve që do të punojnë në lidhje me këtë çështje, do të kërkohet edhe mocioni ndaj Kryeparlamentares Topalli. Mocioni i shkarkimit ishte në fokusin kryesor edhe të mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i mbledhur në mesditë. Mësohet se gjatë saj është diskutuar mbi qëndrimin për çështjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ngritjen e një grupi ekspertësh për shqyrtimin e përshtatshmërisë ligjore e konstitucionale për një mocion ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, lidhur me çështjen e dekreteve për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Vetë kryetarja e këtij grupi, Valentina Leskaj, u shpreh pas mbledhjes, se “mocioni për zonjën Topalli është akt politik, që ne e kemi në proces”. “Ne nuk do të ndalemi vetëm te çështja e mocionit, por edhe ajo e imunitetit të ish-ministrit Mediu .Kryeministri Berisha nuk ka reaguar dhe nuk është prononcuar për këto dy çështje madhore”- tha ajo. E pyetur nëse janë votat për mocionin ndaj zonjës Topalli, Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS u shpreh se “kjo nuk është një çështje llogarish matematikore, por standardesh dhe morali që duhet të ketë çdo politikan në detyrën që kryen”. Sipas informacioneve të marra pranë PS-së, mësohet se "bazë për mocionin ndaj Topallit, është bllokimi i shqyrtimit në Kuvend të 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, kandidatura këto të dekretuara disa ditë më parë nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi".
LSI:Mocioni i PS-së, farsë për të mbushur axhendën opozitare/Lëvizja Socialiste për Integrim do të bashkojë votat e saj me Partinë Socialiste dhe me këdo parti tjetër që bën një mocion për motive shumë serioze. Zëvendëskryetari i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Pëllumb Xhufi, duke folur në një konferencë për shtyp lidhur me kërkesën e PS-së për mocion ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, nënvizoi se "natyrisht që do t’i bashkonim votat tona, siç kemi bërë edhe në të kaluarën”. Megjithatë ai tha se LSI gjykon se ndaj zonjës Topalli duhet të ngrihet mocion për çështje shumë thelbësore, siç është goditja e frymës parlamentare apo goditjet e saj ndaj opozitës. Në një kohë që shpehur hapur nota mosbesimi në kërkesën e PS-së për mocion mosbesimi ndaj zonjës Topalli siç u shpreh ai “në këtë moment krejt idilik marrëdhëniesh të veçanta që ka krijuar PS me PD”. “Përderisa PS-ja ka kontribuar më së shumti për ndryshimin e Kushtetutës dhe konkretisht, edhe për ndryshimin e neneve që kanë të bëjnë me rolin dhe profilin e Presidentit të Republikës, atëherë ne na duket ironike, cinike që të kërkohet të mbrohet nderi i Presidentit të Republikës, në rastin konkret. Dhe mua më duket kjo një tentativë më tepër për të mbushur axhendën opozitare” - deklaroi.
Berisha: Mocioni i shkarkimit, një akt politik kundër mazhorancës që do pësojë fatin e 2 mocioneve të shkuara/Kryeministri Sali Berisha ka shmangur dje në daljet e tij publike komentet mbi konfliktin e fundit në lidhje me emërimin e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Megjithatë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se lideri i shumicës e ka cilësuar mocionin e shkarkimit që Partia Sociliste po përgatit ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është një akt i pastër politik kundër qeverisë që ai drejton. Në këtë drejtim, Berisha mësohet se u ka bërë thirrje deputetëve për një qëndrim të unifikuar, për ti dhënë ashtu si edhe 2 herët e shkuara përgjigjen e merituar kësaj akti. Kryeministri ka përkrahur në këtë linjë të gjitha veprimet e kryeparlamentares Topalli, duke i konsideruar ato konform ligjeve në fuqi dhe sidomos interperimit më tyë fundit që Gjykta a Kushtetuese ka bërë përsa i përket ndarjes së kompetencave në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, në janar të vitit 2005. Shefi i ekzekuvitit nuk ka nguruar që të kritikojë me këtë rast edhe Presidetin e Republikës, i cili me veprimet ose mosveprimet e tij nuk ka zbatuar deri më tani verdiktin e Kushtetueses. Edhe deputetja e mazhorancës Lajla Përnaska, ka deklaruar dje në seancë plenare se Kushtetuta i jep një rol substancial Kuvendit në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nisur nga debati i hapur së fundi nga opozita lidhur me dekretet e Presidentit për emërimin e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, deputetja Përnaska, gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar, bëri një interpretim të neneve 135 dhe 136 të Kushtetutës, duke nënvizuar se “pjesëmarrja e Kuvendit në këtë proces ka për qëllim balancimin e kompetencave dhe balancimin e pushteteve”.
Alket Goce