E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqen re politike - socialistët zbresin në Kuvend me mocion e bllokadë

Partia Socialiste kërcënoi dy ditë më parë, nëpërmjet shantazhimeve politike se do të kërkojë mocion shkarkimi për Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, me aludimet se ka shkelur kushtetutën dhe kompetencat e kreut të shtetit. Mocioni i kërkuar nga Partia Socialiste ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, me pretekstin se ka shkelur Kushtetutën, duke vonuar votimin e dekretit të presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pavarësisht se Kuvendi ka të drejtë në bazë të kompetencave që të shqyrtojë dekretet e kreut të shtetit, pritet të hartohet sot në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PS-së. Nënkryetari i grupit parlamentar në Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi dje se “gjatë ditës së sotme, në forumet e PS-së, do të vendoset për kërkesën e socialistëve lidhur me mocionin e shkarkimit ndaj kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. “Do të merret një vendim mbi mocionin e shkarkimit të Topallit, e cila dita-ditës po merr kompetencat e kryeprokurores. Berisha dhe Topalli janë kundër ndarjes së pushteteve dhe po pengojnë prokurorinë të hetojë ngjarjen e Gërdecit”, u shpreh Braçe gjatë një konference për shtyp. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braçe, reagoi ashpër duke thënë në mënyrë të pavullnetshme se “Topalli e ka kthyer Kuvendin në një gjykatë speciale duke marrë kompetencat e kryeprokurores, presidentit dhe nënkryetares së PS”. Braçe vijoi lumin e akuzave edhe ne drejtim Braçe akuzoi edhe kryeministrin Berisha se po fshihet për shkaktarët e Gërdecit duke mos respektuar as ndarjen e pushteteve. Por këto deklarata të selisë rozë janë cilësuar nga demokratët si sulme politike e të pavërteta. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, PS, është e frymëzuar nga qëllime të pastra politike dhe tendencioze. Patozi u shpreh se “pretendimet e ditëve të fundit, të përfaqësuesve më të lartë të PS-së lidhur me emërimet në Gykatën e Lartë, janë krejtësisht abuzive, të pabazuara në fakte dhe të frymëzuara nga qëllime të pastra politike”. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën parlamentit të shqyrtojë me themel dhe në substancë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Për grupin parlamentar të PD-së, çdo formë e presionit politik në proçedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë është sa joproduktive, aq edhe e papranueshme. Kofirmohet se deri tani në këtë proçes nuk është shkelur dhe dhunuar asnjë afat ligjor dhe asnjë detyrim kushtetues, e aq më pak të jenë cënuar të drejtat e njeriut të ndonjë personi”. Kreu i deputetëve demokratë theksoi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese i njeh qartësisht parlamentit të drejtën e shqyrtimit në themel dhe në substancë të çdo kandidati që ofrohet për anëtar të Gjykatës së Lartë”. “Ky është një atribut që është i detyrueshëm të pranohet jo vetëm nga mazhoranca apo nga disa forca politike, por nga të gjithë”. Mëngjesin e sotëm, pritet të mblidhet kryesia e PS-së e pas saj edhe grupi parlamentar për të hartuar mocionin për shkarkimin e kryeparlamentares Topalli. Ajo është akuzuar nga socialistët se po bllokon hetimin për Gërdecin duke hyrë në konflikt të hapur me kryeprokuroren Ina Rama, por dhe me presidentin Topi pas vonesës në miratimin e 5 dekreteve për Gjykatën e Lartë. PS i eshte rikthyer pas me pak se nje viti kerkeses per largimin e Topallit ndersa kryeparlamentarja vetëm një ditë më parë pohoi konsensusin me presidentin Topi, por akuzoi sërish prokurorinë e përgjithshmë se ka fshehur prova për përfshirjen e Mediut në tragjedinë e 15 marsit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›