E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moçka: Më qëlluan dhe humba ndjenjat

Ka lënë dje spitalin portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, i cili u godit me sende të forta në Laç në kuadër të ndeshjes Laçi-Flamurtari, takim që u mbyll në barazim 1-1. Vetë portieri tregon gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë, moment që përkon me goditjen që pësoi mbrojtësi eksterm i vlonjatëve. “Kur hyra në pjesë të dytë jam kthyer me kurriz nga tifozeria dhe aty jam qëlluar me gurë, çakmak, kapsolla. Në atë moment humba ndjenjat”, u shpreh Moçka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›