Moda e Kaltrinës
Çdo këngëtare, përpos zërit të mirë, duhet të ketë edhe stil të mirë. Por, cilat janë këshillat e këngëtares Kaltrina Selimi për trendet e modës që ajo vesh dhe çka këshillon ajo për modën për adhurueset e saj.
Më së pari, ajo flet për rrobat e banjës. Për rroba të banjës sivjet më në trend është ngjyra pink, e bardhë por si gjithmonë ngjyrë zezë është një ngjyrë që nuk del shumë nga moda. Kaltrina thotë se gjatë verës, vajzat duhet të vishen me tesha që janë konform me veten dhe trupin e tyre.
Ajo thotë se nuk është e preferueshme që të vishen taka në orët e para të mëngjesit, por kur është puna për të dalë në ndonjë lokal, atëherë duhet që të kemi taka që janë më në modë. Personalisht, Kaltrina i pëlqen shumë fustanet, të cilat mund të jenë të gjatësive të ndryshme, në varësi të preferencave të veçanta, ndërkohë që pantallonat e shkurtra nuk bëjnë pjesë në shijet e saj.
Për “Make Up”, ajo thotë se duhet që të jetë i thjesht dhe i bukur. Për sa i përket flokëve, këngëtarja mendon se flokët me onde janë shumë në modë dhe ajo personalisht i praktikon shumë, gjithsesi me flokët edhe mund të luhet.