E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi pret djalë

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 12:35

Veton Surroi dhe e dashura e tij, Blerta Syla, të cilët kanë qëndruar në Shqipëri për muaj të tërë dhe janë duke e ndjekur edhe Festivalin e filmit në Durrës, pritet që të shtohen me një djalë.

Në Festivalin e Durrësit, analisti dhe botuesi i Kohës Ditore, Surroi ka qëndruar shumë edhe me djalin e aktorit të njohur serbo-kroat Rade Serbedzija, Danilon, i cili edhe ishte konkurrent në seksionin ballkanik.

Blerta, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë së saj, i ka thënë gazetës MAPO të Shqipërisë se fëmija që ajo pret është i gjinisë mashkull.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›