E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora po pushon

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 12:34

Pasi muajt më të nxehtë të verës u kryen, Nora Istrefi ka zgjedhur që të pushojë.

Ç’është e vërteta, Nora edhe më parë kishte thënë se mezi e pret kohën e pushimeve dhe në fotot që ajo i ka publikuar në Twitterin shihet se është duke e bërë kokrrën e qejfit me të fejuarin e saj, Robertin.

Natyrisht, në këto pushime Nora ka zgjedhur Turqinë, përderisa përpos rrezeve të diellit, ajo ka gjetur që të shëtitet edhe me motora të ujit. Pak para se të niset në pushime, Nora kishte realizuar këngën “As ni Zo” me MC Kreshën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›