LDK -ja dënon vrasjen në Ponesh

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega në Gjilan, dënon ashpër vrasjen mizore në fshatin Ponesh.
"Kjo vrasje me motive të ulëta, godet rëndë lirinë dhe sfidon rëndë sigurinë në qytetin e Gjilanit.
LDK - Dega në Gjilan u bënë thirje të gjitha organeve kompetente, Policisë dhe drejtësisë që sa më shpejt të zbardhet rasti dhe aktorët e kësaj vrasje makabër të dalin para drejtësisë dhe te marrin dënimin e merituar me ligj" thuhet në njoftimin e LDK-së.
Më këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega në Gjilan, shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Adem Byqmetit, dhe garanton se dhimbja e tyre është edhe dhimbje e jona./Indeksonline