E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë

Nesër mbyllet zyrtarisht regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Java e fundit e afatit zyrtar ka shërbyer për të kontrolluar punën e regjistruesve por edhe për të regjistruar të gjithë ata që nuk u bënë pjesë e procesit në tre javët e para të tetorit.
Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor dhe fillimsiht INSTAT njoftoi se ai do të zgjaste 3 javë. Mirëpo duke parë ecurinë, ku një pjesë e mirë e shtetasve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të mëdha, për shkaqe të ndryshme nuk mundën të regjistroheshin, INSTAT tha se nevojitej edhe një javë kohë për të përmbyllur me sukses procesin. Në javën e fudnti të tetorit, në terren dolën kontrollorët të cilët jo vetëm kontorlluan punën e regjistruesve, por regjistruan edhe të vonuarit.
Censusi i popullsisë dhe banesave është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës. Censusi është një nga veprimtaritë statistikore më të rëndësishme e cila siguron një informacion te detajuar mbi numrin dhe strukturën e popullsisë, e krahasueshme edhe në njësi shumë të vogla gjeografike. Censusi nuk është i lidhur me regjistrat e taksave, pensioneve, pronësisë, shpërndarjes se energjisë elektrike apo statusit të emigrantit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›