Retro/Press: ǒështë paraja?
Nebil Çika
Në paça kohë e qejf, rojmë kaqë të mërziturë e të dëshpëruarë! Do të bëjë një borshurë për të provuar gjerësisht se dalja e parasë jashtë s’ka rëndësi. Tani do të flasë shkurtas:
1-Në 1382 ka jetuar një francez quajtur Nicola Oresm, një nga të parët ekonomisë me kompetencë të Francës. Ky paranë e ka përkufizuar kështu:
“Një vegël e çpikur artificialisht për të lehtësuar shkëmbimin e pasurive të natyrshme.”
Pra, pas një theorije jo tëre, por të shekullit XIV-të, paraja është një mjet shkëmbimi të pasurive, e pra, jo pasuri në vet-vetëhe e pra jo element ekonomik.
2-Jean Boizard, në librën e tij traite des monnsis, shtypur në 1692, thotë:
“Paraja është një pjesë e lënde së cilës autoriteti i ka dhënë një farë vlefte dhe peshë për të shërbyer si çmim dhe për të barasuar në tregëti pa-barsitë e të gjitha sendeve”.
Pra, parasë vleftën i a jep autoriteti, e pra ka një vleftë konvensionale.
1- Në shekullin XVII, Arnaune thotë:
2- “Paraja është një plaçkë së cilës kontesitimenti i përgjithëshëm i njerëzve i a caktuar funksionin që të shërbejë si ndërmjetës ndër shkëmbimet nën formë të çmimit të shitjes e të blerjes”.
Pra, paraja prap mjet i shkëmbimit e jo tjetër gjë.
Fjalori i famshëm i Littres (vdekur më 1881) e përkufizon kështu paranë:
“Copë metali që shërben për shkëmbime, nxjerrur (frappe) nga një autoritet sovran dhe shënuar me mbresën (mbëlatë: coin) e këtij autoriteti; me fjalë të tjera metal të cilit pesha dhe titulli janë të certifikuara.
Pra paraja po të mos ketë garancin e Qeveris nuk e ka vleftën e caktuar të saja. (Si ç’thuhej edhe në 1692)
Paraja është vetëm mjet shkëmbimi, pra, e jo gjë tjatër. (Se sa vlen si ar do t’a shohëm më tutje).
Kam të drejtë të çuditem, pra, kur Z. Tajar Zavalani thotë se unë duke thënë ato që thash n’artikullin t’im, paskam bërë një zbulim sensansional.
N’është se çdo mendim që z. Tajar e takon për herë të parë në shtyp është një zbulim sensansional për të, lum ay se jeta e tij ka për të shkuar krej e qejf zbulimesh!
Le të dale paraja!
Ja dhe një tjetër zbulim sensasional, pra, për Z-in Zavalani. Carlo Martini në librën e tij Elementi di Ekonomia Poltikca) Fierence; Sanasoni editore, 1922) thotë:
“Shkolla mercantile çquhet me rëndësin e ekzagjeruar që i jepte parasë. Pas asaj, pasurija e Kombit varet nga sasija e monedhës që ka në qarkullim, pikërisht sepse ajo është mjeti për të pasur të gjitha të mirat për të cilat ka nevojë vëndi. Prandaj arti i guvernimit duhet shpieguar me grumbullimin e parasë dhe me shtimin e sasisë së saj.”
Por edhe markantilizmin që i jepte një vleftë absolute parasë, siç thotë libra që cituam duke vazhduar periudhën e sipërme, pranon se:
“Dhe pasi paraja nxirret nga minierat, kur ka të tilla, ose hidhet ne dorë me shitjen e prodhimeve të brendëshme, duhet që qeveria të bëjë çdo kujdes për të shitur jashtë sa të jetë e mundur më shumë e për të blerë nga jashtë sa të jetë e mundur më pak”.
Tani t’a lëmë Carlo Martini-n më njanë e të hedhin një sy në historin e Ekonomisë angleze. Hume, mësuesi i Adam Smith-it u çfaq si kundërshtar i merkantilizmës dhe e shpiegoi rolin e vërtetë të parasë. Idet e tij i çfaqi me gjallëri edhe Adam Smith-i (1723-1790), babai i Ekonomisë Politike. Theorin e këtij, per sa i përket themës mund t’a përmbledhim kështu:
Burimi i pasurisë së një kombi është puna e përvjetëshme e tij, dmth prodhimet që janë të mbëhishme për kosnommasionin e tij dhe prodhimet që i shkëmben me ato të vendeve të tjerë. Pasurija qëndron në vleftën e shkëmbyershme të sendeve.
Sa më shumë prodhim sendesh të shkëmbyeshme (prodhim që shkon) të zotërojë një popull, aqë më shumë i pasur është.
Theory të vjetra këto!... të shekullit XVIII-të… Po jo dhe aqë të vjetra sa dëftojnë datat!
Ja se ç’thotë Dr. Gustave Le Bon- mësuesi im në Psikollogji politike e në… Ekonomi politike, në librën e tij Le desequilibre du monde (Ernest Flamarion, editeur; 1927) në kapitujt: 1) Burimet e pasurisë, 2) Mysteret apparent të kambios, 3)Parimet themelore të Ekonomis politike:
“Nji popull pa para, po që mund të nxjerrë nga toka e tij nga uzinat e tija elementet e mbëhishme për rojtjen e tij dhe për fabrikimin e plaçkave të shkëmbyershme, mund të bëhet shumë më i pasur se një popull që zotëron një fazë reserve ari ose ergjëndi, po që nuk prodhon veçse një sasi të pamjaftuarshme plaçkash. Rezevat metailike mbarohen shpejt në qoftë se nuk përtërihen.”
“Ari, do t’a përsërit gjithnjë, kundra opinionit të ekonomistëve të ndryshëm, përfaqëson një plaçkë analloge me çdo plaçkë tjetër dhe mund të zëvëndësohet (remplacer) prej shumë plaçkash të tjera. Plaçkat e ndryshme janë të mbartshme me më pak lehtësi se sa ari dhe ergjëndi, s’ka dyshim, por fuqia blerëse e tyre mbetet aq efikase (se sa e arit dhe ergjëndit).
Një plaçkë e tregtuarshme, cilado qoftë, bije fjala një thes grurë ose qymyr madeni (houille), përfaqëson pra një para, ashtu si ç’e përfaqëson paranë një sasi ari të caktuar e të shënuar në një copë monedhë prej njëzet frangash ar, fjeshtas sepse është i këmbyershëm me sasira të caktuara plaçkash të tjera.
E thash edhe më parë se një popull i pasur është ay që zotëron një tepricë plaçkash të shkëmbyershme; një popull i varfër, ay që, duke mos patur mjaftë nga ajo tepricë, është i deturuar të marrë hua. (Le t’u vënë re mirë këtyre fjalëve të fundit një kategori shqiptarësh.)