E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modelin Rama – Kokëdhima qytetarët e Tiranës e flakën në Lanë – kjo dyshe sot është më e pashpresë se kurrë

11-05-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha inauguron rrugën Ura e Matit – Lis, investim me vlerë 366 milionë lekë
 
Për kreun e qeverisë Sali Berisha ajo çfarë ofron kundërshtari politik është pikërisht alternativa e bllokimit. Ndryshe nga mazhoranca aktuale e cila përgjatë qeverisjes së saj ka faktuar se ka mbajtur premtime, duke shtuar investimet për shërbimet. Gjatë inaugurimit të rrugës komuna Lis-Ura e Matit, me gjatësi 9 kilometër dhe gjerësi 5.5 metër, investim me vlerë 366 milionë lekë, kryeministri Berisha theksoi faktin gjithçka po ecën sipas projektit qeverisës, për Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë Europiane. Berisha u shpreh se në këto vite në rrethin e Matit janë bërë investime shumë serioze, por në mandatin e ardhshëm do të investohet shumë më tepër. “Rikujtoni investimet tona në periudhën 2005- 2009 edhe periudhën 2009 - 2013. Këto të fundit janë së paku 2 herë më të mëdha. Unë ju garantoj se katër vitet që vijnë investimet këtu do të jenë mbi 3 herë më të mëdha”, tha kryeministri Berisha. Sipas tij, në paralele me alternativën e majtë, mazhoranca e sotme kërkon votën pikërisht për investimet e bëra deri më tani, si bazë për besimin që qeveria i mban premtimet. “Ne, - tha Kryeministri, -  nuk kërkojmë votat për këto që kemi bërë, por këto që kemi bërë janë një besim juaji për ato që ne premtojmë për të bërë”. Në vitin 2005, tha ai, në fshatrat e Matit pothuajse nuk ka pasur rrugë të asfaltuar, ndërsa sot po i inaugurojmë rrugët njëra pas tjetrës, po ndërtojmë rrugën e Arbrit, po ndërtojmë rrugën Komsi- Qafë Shtamë, po ndërtojmë rrugën Klos-Rrëshen, do të ndërtojmë rrugën Lis- Muher- Peshkopi. Dyshen e PS-së, Rama-Kokëdhima, Berisha e cilësoi më të pashpresë se kurrë, pasi modelin Rama – Kokëdhima qytetarët e Tiranës e flakën në Lanë. “Cili është modeli i tij? Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë vetëm një fjalë: rrotacion! Tirana i bëri atij rotacionin dhe ai kujton se tani do të kthehet nga dritarja, kur Tirana e përcolli nga dera. Zoti Rama, ne do të vazhdojmë, do të ecim përpara për rrugë të reja; përpara për shkolla, kanalizime dhe ujësjellës të rinj; përpara në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Zoti Rama, ti bllokove me tre ligjet, por 23 qershori është dita e gjykimit të qytetarëve shqiptarë, dita e verdiktit dhe do të kesh asgjë më shumë se disfatën e radhës. Ti je mësuar nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje. Prite humbjen e radhës. Cili është modeli i tij? Lexoni vetëm për dy persona, por kryesisht për njërin, për Koço Kokëdhimën. A ju kujtohen çatitë që binin mbi kokat e nxënësve në shkollat e Tiranës? Ato ishin tenderë të fituar nga zoti Kokëdhima. A ju kujtohen pallatet që i kanë zënë detin Himarës? Ato janë pallate të ndërtuara nga Koço Kokëdhima. A ju kujtohen të gjitha reklamat e Tiranës? Ato janë reklamat që zoti Rama i ndau me zotin Kokëdhima. Zoti Rama, në qoftë se qytetarët e Tiranës modelin Rama – Kokëdhima e flakën në Lanë, kujton ti se do ta kapërdijnë shqiptarët atë model? Kurrën e kurrës! Je më i pashpresë se kurrë”- tha Berisha.
Rruga Lis-Ura e Matit lidh komunat Lis, Derjan, Macukull, Rukaj dhe Selishtë me qytetin e Burrelit edhe e shkurton më rreth 1 orë kohën e udhëtimit. Rruga e re, e ndërtuar me parametra bashkëkohore, shton mundësitë e lidhjeve ekonomike edhe tregtare me qytetin e Burrelit. Më ndërtimin e rrugës, fermerëve të këtyre zonave u krijohen lehtësi për transportin e produkteve e tyre në tregje, në një kohë më të shkurtër dhe me kosto të ulët. Rruga lehtëson lëvizjen edhe për fëmijët e këtyre zonave që mësojnë në tre shkollat e komunës Lis, të cilat ndodhen përgjatë këtij aksi. Në këtë ceremoni përshëndetën edhe banorë të komunës Lis, të cilën vlerësuan se kjo rrugë zgjidh probleme të shumta për këtë komunitet, duke shkurtuar me të paktën 1 orë kohën e udhëtimit dhe duke lidhur këto fshatra me qendrat urbane. Ata shprehën besimin se kjo qeveri do të bëjë edhe më shumë investime të reja në këtë trevë, në mandatin e saj të ardhshëm. “Është pak edhe një legjislaturë nën udhëheqjen tuaj, duhen edhe tre të tjera nën udhëheqjen tuaj, për të ndërtuar Shqipërinë”, tha një nga banorët e komunës Lis.

Investimet në Qarkun Dibër
-Në favor të punësimit e zhvillimit ekonomiko – social.
-Në këto vite janë ndërtuar mbi 500 km rrugë nga të cilat; 185 km rrugë kombëtare; 115 km rrugë rajonale; 200 km rruge lokale.
-Janë ndërtuar 111 sisteme ujësjellës e kanalizime, 81shkolla, 80 Ambulanca
si dhe 5 tregje agro-industriale.

Investimet në Bujqësi
-Bujqësia në këtë qark ka rëndësi të veçantë sepse në fshat banojnë rreth 140 mije  ose 74 % e popullsisë dhe  punëson mbi 91.6 % të krahut të punës.
- Janë subvencionuar 2400 ha dru frutor duke çuar në 24 mije ton prodhimin e tyre.
- Kane përfituar 2200 fermerë duke çuar ne 26 200  numrin e  fermave.
- Si rezultat i subvencionit çdo vit shtohen 300 ferma me mbi një ha dhe që në totalin e zinxhirit prodhues-konsumator, punësojnë 1200 forca pune
- Pemëtarisë i janë shtuar 280 ha me arrore dhe 25 ha me bime mjekësore (sherbele, tërfil i kuq dhe shpatore).

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›