E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket te detyruar te denoncojne rastet e konstatuara

Denoncimi i rasteve te dhunes te konstatuara nga bluzat e bardha gjate vizites se te demtuarve tashme eshte nje detyrim ligjor. Ndryshimet e bera ne ligjin Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare i detyrojne mjeket e poliklinikave qe te raportojne cdo pacient qe drejtohet tek ta me shenja dhune. Me pas eshte detyre e policise te marre ne mbrojtje te demtuarin. Denoncimi i bluzave te bardha per rastet e personave te dhunuar behet edhe pa deshiren e pacientit dhe policia merr menjehere ne shqyrtim ceshtjen. Pergjate gjashtemujorit te pare te 2010-s jane denoncuar ne organet e policise rreth 801 raste por sipas specialisteve numri mund te jete edhe me i madh pasi jo te gjitha rastet denoncohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›