E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dubai: Maradona shkarkohet nga posti i trajnerit te Al-Wasl

TIRANE- Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, eshte shkarkuar nga posti i trajnerit te Al-Wasl, pas nje sezoni pa trofe, beri te ditur klubi i Dubait ne nje njoftim shtypi.

"Pas nje mbledhje te keshillit administrativ te klubit Al-Wasl u vendos per te zgjidhur kontraten me Diego Maradona dhe stafin e tij teknik", theksoi klubi.

Maradona, 51 vjeç, e mori kete post para nje viti nga presidenti i ri i klubit, Mohammed Ben Fahd. Ekipi zuri vendin e 8-te ne sezonin 2011-2012 dhe u eleminua ne çerekfinalet e dy kupave nacionale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›