E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Statuja e Nënë Terezës, në parkun e Klivlendit

Një statujë në nder të nobelistes shqiptare Nënë Tereza do të vendoset në parkun më të madh të qytetit të Klivlendit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet e këtij qyteti kanë miratuar kërkesën e bërë nga komuniteti shqiptar, për të pasur një shtatore të bamireses me famë botërore. Dona Brody, anëtare e këshillit bashkiak të Klivlendit ka deklaruar se ndihet shumë e kënaqur nga kërkesa e komunitetit shqiptar.
Dona Brody, anëtare e këshillit bashkiak të Klivlendit ka deklaruar se ndihet shumë e kënaqur nga kërkesa e komunitetit shqiptar. "Shqiptarët do të jenë krenare pasi do të kenë një simbol të tyrin në parkun multikultural të qytetit tonë. Eshtë për nder edhe për ne që të kemi statujën e Nënë Terezës", ka deklaruar Brody. Statuja do të vendoset në parkun "Rockefeller Park Greenhouse", pranë asaj të Martin Luther King.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›