E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis kampionati, Salihi me probleme shëndetsoreSulmuesi shkodran ka probleme me bajamet dhe i duhet të marrë antibiotikë. Lajmi jepet nga vetë trajneri Gludovatz për faqen austriake Nachrichten.at

Të shtunën SV Ried do të përballet me Salzburgun, në javën e parë të kampionatit austriak, por trajneri Gludovatz është me dhimbje koke përpara takimit me kampionët e Austrisë. Shkaku është Hamdi Salihi.

Sulmuesi shkodran ka probleme me bajamet dhe i duhet të marrë antibiotikë. Lajmi jepet nga vetë trajneri Gludovatz për faqen austriake Nachrichten.at: “Fuqia e Salzburgut nuk është problemi im më i madh, por Hamdi Salihi, i cili ka probleme me bajamet. Ky është me të vërtetë një problem, por shpresoj deri në fillimin e takimit”.

Gludovatz mbrojti Salihin ne lidhje me lojën e tij në sulm: “Hamdi Salihi përmbush dhe detyra difensive. Kjo ja vështirëson pak punën. Nëse do të luante si sulmues i pastër do të kishte më shumë gola në llogarinë e tij. Unë kam shumë besim te ai. Të gjej një zëvendësues të tij nuk është një punë e lehtë”.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›