E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohamed Mursi zgjidhet president i Egjiptit

Mohamed Morsi është presidenti i ri i Egjiptit, me 51 për qind të votave. Duke mundur kështu kundërshtarin e tij politik Ahmed Shafik, që ka marrë 48% të votave. Komisioni electoral egjiptian, me anë të kryetarit të saj Faruk Sultan, pas një conference të gjatë për shtyp, që është përcjellë me interes për shkak dhe të parregullsive të pasqyruara në të, ka deklaruar rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Publikimi I të dhënave pritej tre ditë më parë por komisioni kishte kërkuar dhe më shumë kohë për të shqyrtuar ankesat e dy kandidatëve në garë, kandidatit të Vëllezërve Muslimanë Mohamed Morsi dhe ish kryeministrit ët Hosni Mubarak, Ahmed Shafik. Të dy kandidatët pretendonin se kishin fituar. Për sa I përket numrit të saktë të votave Morsi ka marrë më shumë se 13 milionë vota përkundrejt 12 milion të sfiduesit të tij Ahmed Shafik. Kjo është hera e parë që Vëllezërit Muslimanë marrin pushtetin në mënyrë demokratike. Ndërkohë me mijëra egjiptianë ndodheshin në sheshin Tahrir në pritje të rezultateve, për atë që do të ishte presidenti I ri I tyre pas Hosni Mubarak. Pas shpalljes së emrit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, në sheshin Tahrir janë dëgjuar brohoritje, ku mbështetësit e Morsit kanë nisur të kërcejnë dhe të këndojnë. Islamistët besnikë të Mohamed Morsi, janë bashkuar me mbështetës të tjerë të Vëllezërve Muslimanë që ndodheshin ën shesh për të protestuar kundër shpërndarjes së parlamentit nga ana e juntës ushtarake. Atmosfera ishte shumë festive dhe njerëzit brohorisnin “bukë, liri dhe drejtësi sociale” që ka qenë dhe një nga pikat e forta të betejës në revolucionin e janarit. Një thirrje e fortë ishte dhe ajo e besimtarëve që thërrisnin Zoti është i madh. Në pjesën tjetër të metropolit egjiptian mbizotëronte një qetësi e pazakontë duke qenë një ditë e zakonshme pune. Ndërsa në Tuiter gazetarja dhe aktivistja Mona Eltahaui, e sulmuar nga policia në sheshin Tahrir nëntorin e kaluar shkruante: Mirëmëngjes Kajro. Sot do ët kemi nëj president të ri. Na uroni fat. Ndërsa pritej shpallja e rezultatit përfundimtar, në rrugët e Kajros dhe në zonat e ndjeshme forcat e sigurisë kanë qenë të shumta. Policisë i ishte dhënë urdhër që të kundërpërgjigjej me vendosmëri cdo shkeljeje ligji, ndërsa situate kionsiderohet ende e tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›