Mursi shpallet presidenti i Egjiptit, ka premtuar njohjen e Kosovës

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Morsi ka fituar zgjedhjet presidenciale në Egjipt. Rezultatet janë shpallur nga Komisioni Zgjedhor i këtij vendi.
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros para se të shpalleshin rezultatet në zgjedhjet, në të cilat pretendonin fitoren si Morsi, ashtu edhe ish kryeministri në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik.
Kandidati kryesor për president të Egjiptit, Mohamed Mursi, pas një takimi që ka pasur, rreth dy javë më parë, me Beqir Ismailin, këshilltar i jashtëm i ministrit Enver Hoxhaj, ka deklaruar se e mbështet lirinë e popullit të Kosovës, vlerëson sakrificat e tij për liri e pavarësi dhe nëse zgjidhet president, shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës.
Ai kishte shprehur edhe interesimin për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, veçanërisht tani pas rrëzimit të pushtetit të Mubarakut.
Edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Kajro, gjatë një takimi që pati zhvilluar me kandidatin për president të Egjiptit, Mohamed Mursi, ky i fundit pati premtuar njohjen e Kosovës në rast se do të fitonte në garën presidenciale.