Moisiu: Duhet dialog mes palëve

Ish presidenti Alfred Mosiu reagoi ne lidhje me demostratat e dhunshme në Tiranë duke i ftuar të gjithë institucionet e vendit të ruajnë stabilitetin e njëkohësisht një përgjegjësi të madhe te luajnë dhe organet përkatëse për zbardhjen e hetimeve. Në një lidhje telefonike për “Ora News” Moisu lëshoi thirrje ndaj dy palëve politike, duke e percepetuar demostratën e djeshme si një ngjarje të papritur.
Ish presidenti fton partitë politike për të gjetur zgjidhjen pasi janë ende hapsirat për ti dhënë fund kësaj situatë të tensionuar, pasi sipas tij mbetet një problem shqiptar. Ndonëse Prokuroria do të jetë ajo e cila do të kryejë hetimet, përgjegjësia kryesore mbetet ajo mes dy palëve, të cilat duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke i hapur rrugë bashkëpunimit dhe dialogut, kjo në interes të gjithë shqiptarëve.