Berisha: Bandat e krimit deshën të rrëzojnë shtetin
Ai tha se në demonstratë morën pjesë banda të drogës dhe krimit të organizuar, të financuara direkt nga opozita.
“Nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës të vendosur në kullat karshi, falangat e krimit, grupe banditësh, trafikantësh dhe terroristësh në përbërje të të cilëve ishin rreth 200-300 vetë, pasi qytetarët nuk lejuan të infiltrohen në dhunë, për orë të tëra tentuan të rrethojnë Kryeministrinë e vendit dhe të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte: duhej me çdo kusht të merrej Kryeministria, Parlamenti dhe ministritë. Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë dhe janë plagosur shumë të tjerë”, theksoi Berisha para pak çastesh. Sipas tij, “përgjegjësia totale bie mbi organizatorët e skenarëve tunizianë".
Duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave, Berisha shtoi se "të dhënat e para flasin se secili prej tyre u qëllua me armë të cilat nuk gjenden në armatimin e policisë së shtetit dhe të Gardës së Republikës. I kërkoj prokurorisë të zbardhë të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”.
“Unë gjithashtu sot jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh, për të falënderuar me mirënjohje të thellë policinë e shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizimit, të përgjegjësisë, gjakftohtësisë me të cilën ajo bëri që të dështojë skenari i trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi”, tha ai më tej.
Sipas kryeministrit, “me profesionalizimin dhe kurajën e tyre, anëtarët e forcave të rendit dëshmuan para botës se në këtë vend ligji dhe institucionet demokratike të dala nga zgjedhje të lira janë më të forta se çdo bandë”.
“Një falënderim dua t’u bëj qytetarëve të Tiranës që braktisën aventurën e trojkës Ruçi-Rama-Gjinushi. Me qeverinë e tyre bënë që ajo të marrë përgjigjen e merituar. Sot kam marrë mijëra mesazhe që dënojnë këto akte bandideste të 200-300 personave të paguar që tentuan t’i vinin zjarrin institucioneve. Në zjarr ishin të drejtat, pasuritë, votat, e ardhmja, etj”, vijoi ai. Më tej Berisha tha se kishte qëndruar në zyrën e tij që prej 14:30 e deri në orën 19:45 kur po jepte konferencën për shtyp. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-21 19:47