E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret senatoren belge Lizin

Duke bërë urimet e saj për zgjedhjet e 28 qershorit, zonja Lizin tha se nga vizita e saj e fundit para pak vitesh, Shqipëria ka ndryshuar shumë  dhe është transformuar dukshëm. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për këtë takim në Tiranë pas takimit të pak kohëve më parë gjatë vizitës zyrtare nnë Belgjikë.

Topalli theksoi se ndihet shumë mirë që fushata elektorale u zhvillua në një klimë të qetë si asnjëherë më parë, dhe procesi zgjedhor u zhvillua me infrastrukturën më moderne dhe në shator reformat e nisura do të vijojnë me një ritëm të ri. Lizin e njohu Kryetaren e Kuvendit mbi inisitivat më të fundit të koalicionit ndërkombëtar kundër dhunës dhe krimeve në familje, koalicion ku zonja Lizin bën pjesë.

Zonja Lizin dhe Kryetarja e Kuvendit biseduan mbi vendosjen e urave konkrete të bashkëpunimit për luftën kundër dhunës në familje, fushë në të cilën zonja Jozefina Topalli është përfshirë prej disa vitesh.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›