E Diel, 1 Nëntor 2026

Mollët shqiptare “BIO” konkurojnë në panairin “Interpoma”

Qyteti Bolzano, në veri të Italisë, u shndërrua për 5 ditë me radhë në kryeqytetin botëror të mollës.
Burime nga ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bënë të ditur sot  se tregtarë profesionistë dhe ekspertë nga sektori i rritjes së mollëve, përfshirë dhe prodhuesit shqiptarë të mollëve "BIO", u mblodhën nga data 10-15 dhjetor, në panairin ndërkombëtar “INTERPOMA”, në qëndrën e panaireve në Bolzano, për të “eksploruar” zhvillimet më të fundit për këtë kulturë.
Sipas MBUMK, specialistë të tregtisë nga i gjithë globi u mblodhën në edicionin e gjashtë të “Interpoma”, si i vetmit panair në botë dedikuar plotësisht industrisë së mollës. Në këtë aktivitet, Shqipëria u prezentua me prodhuesit shqiptarë të mollëve “BIO”, të cilat u vlerësuan nga vizitorët dhe juria e panairit për cilësinë dhe karakteristikën “BIO” të shijes tradicionale. Ky aktivitet, ndër të tjera shërbeu për lidhjen e bashkëpunimeve të reja mes prodhuesve nga vende të ndryshme të botës si dhe mundësive për rritjen e eksporteve, bën të ditur MBUMK-ja.
Gjatë ditëve të panairit u organizuan dhe konferenca ndërkombëtare, një prej të cilave ishte “Molla në botë”, e cila tërhoqi  vëmendjen e pjesëmarrësve. Në këtë konferencë u prezantuan të dhëna lidhur me prodhimin botëror të mollëve dhe iu kushtuar rëndësi lidhjeve të prodhuesve lokalë në Itali. Ndërkohë, në të u diskutua dhe për tregun e prodhimit organik të mollëve, si sfida për vitin 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›