E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria bën rrugë, opozita qëllon me gurë

U bene muaj qe nga luginat e Fanit e te Kalimashit jehojne gjemimet e shperthimeve ne hapjen e tuneleve e zhurmat e makinerive te renda pergjatë segmenteve te rruges Durres-Kukes-Morine. Me sa duket kjo jehone dikujt i vret veshin e i prish qetesine ndaj nga skutat e meskinitetit, te xhelozise e te patologjise antiqeveritare vazhdon zhurma shurdhuese politike e mediatike per “vjedhje fondesh” e “korrupsion shteteror”. Gjithe kjo zhurme politike nuk e mund dot zhurmen e punes ndertuese e te progresit. Ndersa qeveria ben rruge, opozita qellon me gure ndertuesit, veprim qe mbyll rruget e integrimit rajonal e europian te Shqiperise. Ka disa kohe qe ne median e shkruar e ate vizive, organi i prokurorise, i influencuar nga forca te caktuara politike, jane munduar e po mundohen te penalizojne z.Basha, ministrin tone te suksesshem ne berjen e politikes ne emer te qeverise Berisha ne arenen nderkombetare. Anëtaresimi se shpejti i Shqiperise ne NATO eshte padyshim edhe puna e palodhur e vetëmohuese e ketij Ministri. Ky organ ka nje prapavije politike, qellimi i te cilit nuk eshte vetem figura e Ministrit të Jashtem, por eshte ajo e goditjes se Qeverise demokratike te drejtuar nga z.Berisha.
Nje e vertete tjeter u shpall edhe ne seancen e dt.26-11-2008, ne gjykaten e Faktit te Tiranes, e cila diskutoi per kerkesen e bere nga ministri Basha per pavlefshmeri te fletë-thirrjes se Prokurorise. Kjo gjykate vendosi pavlefshmerine e akteve procedurale gjate hetimeve paraprake, vendim ky qe shpreh edhe nje here ate qe eshte thene shpesh deri më tani per vertetsine dhe korrektesise me detyren e aktet ligjore ne fuqi te ish-ministrit te transporteve.
Kjo qeveri qe nga koha e ardhjes ne pushtet ka bere e po ben nje pune jashtëzakonisht te madhe, si persa i perket luftes kunder korrupsionit, ashtu edhe nxjerrjes se vendit nga kolapsi ekonomik ku e kishin futur qeverite socialiste. Fakt është se gjate ketyre viteve te qeverise se PD jane bere investime kapitale, sidomos ne ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine investim qe populli jone nuk e ka pare ndonjehere.  Verteton ate se vertet, prapavija politike ndermjet organit te prokurorise kerkon ne radhe te pare te justifikohet duke propaganduar e sajuar para opinionit e elekoratit majtist, meqenese po afron fushata elektorale e ata synojnë që të trumbetojnë se ishin ata forca kryesore politike ne vend qe denoncoi korrupsionin e madh te konstatuar ne ndertimin e kesaj rruge, duke goditur me kete rast angazhimin serioz te kryeministrit, se bashku me qeverine qe ai drejton, per zero tolerance ndaj te korrupsionit
Pra propaganda shpifëse qe po organizojne e drejtojne forcat opozitare politike, kanë vetem nje qellim te caktuar, te shpifin kunder kesaj qeverie, ne kete fushate te ndezur elektorale, e asgje me teper. Por kjo eshte e kotë, se te gjithe shqiptaret, te cfaredolloj rryme politike qofshin, e kanë mëse te qarte, se kete pune te madhe qe ka bere dhe po bene kjo qeveri, ata nuk mund ta arrijne asnjehere. Ky investim kolosal, ndertimi i rruges Durres-Kukes, jo vetem qe do te nxjerrë ne drite nje zone te tere si ajo Mirdite-Kukes, por ne te njejten kohe, do afrojë krijimin e një hapësire unike shkëmbimi tregtar e kulturor mes Shqipërisë e Kosovës. Kjo propagande e madhe shpifëse qe po behet, ka edhe nje qellim tjeter politik; te neutralizojë ndertimin dhe perfundimin e shpejtë te kesaj rruge, mbase ne kete menyre i intereson Serbise, e cila duke perfituar nga perçarja e Shqiptareve, ajo kerkon te realizoje sa me shpejt copëtimin e Kosoves. Kjo fushatë e gjate shpifjesh te organizuara e drejtuara nga keto forca opozitare politike, po i sherben realizimit te synimeve nga ana e Serbise.
Ç’ka theksova me lart nuk eshte thjeshte nje impresion, por nje refleksion qe na nxit destruktiviteti i opozites tone.
Perrallat me korrupsion qeveritar qe vijne nga gropa e korrupsionit qe quhet Bashki e Tiranes apo menyre socialiste e qeverisjes jane tashme aq te pabesueshme sa eshte e pabesueshme hamendja se kjo opozite mund te prodhoje e afroje alternative zhvilluese.
Argumenti pseudoligjor lidhur me projektet, kontratat, prokurimet, pagesat etj, nuk qendron ne kembe. Projekti i kesaj rruge qe ka qene kaherë enderr e shqiptareve ketej e andej kufirit eshte hartuar e po zbatohet nen nje monitorim te vendeshem te organizmave nderkomtar.
I gjithe projekti eshte inicuar e detajuar pas nje vendimi shume te qarte e transparent te Keshillit te Ministrave. Duhet theksuar se kete akte te Qeverise opozita nuk e ka ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese. Financuesit e projektit si dhe zbatuesit e saj jane nga subjekte me serioze e te besueshem. Ndersa procesi i te ashtuqujturit “Taksa PS” apo “Taksa Majko”, per vite te tera ka qene jotransparente, e kamufluar dhe e dyshimte. Veprimtaria financiare e qeverise dhe Ministrise te Transporteve ka qene e mbikqyrur jo vetem nga organet tona shteterore, por dhe nga publiku i gjere. Ne kete kuader cdo sajese per gjoja shkelje ligjore te procedurave nuk eshte gje tjeter vecse nje alibi per dicka tjeter sic theksova me larte.
Lojra te tilla shqiptaret nuk mund te besojne me. Pavarësisht veshtirësive qe imponon procesi i zhvillimit ekonomik, programi qeverises eshte i qarte dhe vendosmeria jone per te mos u ndalur eshte e plote.
Se kush i mbushi xhepat me fondet e shtetit kete e vertetuan shqiptaret qe i dhane P.D pushtetin politik ne 2005.

Autori është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›