E Shtunë, 31 Tetor 2026

Molnari Shqiperia te zbatoje pikat kyce te BE-se

Mbyllet Presidenca gjashtë mujore e Hungarisë në Bashkimin Europina dhe për këtë është zhvilluar një konferencë shtypi edhe në Tiranë, nga ambasada hungareze në Shqipëri. Në këtë konferencë merrte pjesë , Ambasadori i Hungarisë në Tiranë Sandor Molnari, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i Spanjës, Rafael Tormo Perez.

Në mesazhin e tij dhënë për politikën shqiptare, Molinari ka kërkuar nga palët politike të nisën menjëherë dialogun, me qëllim që kjo ti shërbejë integrimit në BE dhe plotësimit të kushteve për të marrë statusin e vendit kandidat.

Molnari tha se çelsi i vetëm për Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidatit për në BE është plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe kjo mund të bëhet përmes dialogut politik.

Molnar theksoi sërish që Hungaria mbështet marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria, dhe se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të nisë dialogu mes qeverisë dhe opozitës për të përshpejtuar edhe hapat për integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›