Molnari: Të nisë dialogu mes qeverisë dhe opozitës

Ambasadori i Hungarisë Sandor Molnari i ka bërë thirrje palëve në Shqipëri të nisin dialogun në të mirë të integrimit të vendit.
Duke folur në një aktivitet për mjedisin, ambasadori Molnari, vendi i të cili mban edhe presidencën e BE-së duke iu referuar integrimit të Shqipërisë theksoi se vendi ynë ka ende shumë punë për të bërë përpara se të marrë statusin e vendit kandidat.
“Unë i bashkohem thirrjeve të partnerëve europianë që të fillojë dialogu mes qeverisë dhe opozitës për të arritur marrëveshjet e duhura për të bërë të mundur që vendi të marrë statusin e vendit kandidat” theksoi Molnari.
Sipas tij palët duhe të angazhohen për të plotësuar rekomandimet e Bashkimit Europian dhe një hap pozitiv është edhe nisja e dialogut
“Ka kushte që duhet të plotësohen përsa i përket Shqipërisë. Kyçi për procesin e integrimit është plotësimi i rekomandimeve. Pamë që përpara zgjedhjeve nisi dialogu për plotësimin e kritereve dhe unë bëj thirrje që ky dialog të vazhdojë” theksoi Molnari .