Ministri i Jashtem izraelit lobim antipalestinez ne Tirane
Ministri i Jashtem i Izraelit Avigdor Lieberman do te vizitoje ne javet ne vazhdim Shqiperine per te bere lobim prane autoriteteve me te larta ne vend kunder mbeshtetjes per krijimin e shtetit palestinez. Lajmi behet i ditur nga mediat izraelite te cilat theksojne se nje vizite e kryediplomatit kroat do te zhvillohet edhe ne Kroaci dhe Austri me qellimin e caktuar kunder shtetit palestinez. Sipas medias izraelite Lieberman do te beje perpjekje per ti bindur keto vende qe te mos i japin mbeshtetje kerkeses palestineze per shtetesi ne OKB ne muajin shtator. Ende nuk dihet se cili do te jete qendrimi i Tiranes zyrtare ne lidhje me kete kerkese por vizita e Lieberman ne vendin tone pritet te shenoje dhe viziten e pare te nje ministri te Jashtem izraelit pas 17 vitesh. Udhetimi i Lieberman vjen nje jave pas atij te Kryeministrit Benjamin Netanjahu i cili vizitoi Rumanine dhe Bullgarine me po te njejtin mesazh. Nga ana e tij Netanjahu do te udhetoje edhe ne Poloni e Hungari per ti bindur edhe keto vende te mos mbeshtesin levizjen palestineze. Duket se diplomacia izraelite po punon fuqishem ne kete aspekt dhe per kete arsye drejtuesit e ketij shteti po ndermarrin vizita strategjike.