Haxhinasto: Është koha për një kardinal shqiptar në Vatikan
Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se ka ardhur koha që të ketë edhe kardinal shqiptar në Vatikan. Në një konferëncë për shtyp me shefin e diplomacisë së Vatikanit arkipeshkun Domenik Fransua Mamberti, Haxhinasto ka theksuar gjithashtu se duhet të shihet mundësia që në kishën katolike të ketë një ipeshk shqiptar.
Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri Haxhinasto theksoi se vendi ynë ka arritur një sërë marrëveshjes me Vatikanin ku disa prej tyre janë në shëndetësi, turizëm dhe për përdorimin e arkivave.
Gjithashtu Haxhinasto ka vlerësuar rolin e kishës katolike në Shqipëri për promovimin e vlerave të tolerancës dhe të respektit.
I pyetur në lidhje me një vizitë të mundshme të Papa Benediktit të 16-të në Shqipëri, Haxhinasto theksoi se ai në emër të autoriteteve shqiptare i ka paraqitur një ftesë Atit të Shenjtë dhe pritet që të shihet mundësia për një vizitë të tij vitin e ardhshëm në Shqipëri.