E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca sot reagimi per Kushtetuesen

Institucioni i Presidentit të Republikës pritet të bëjë sot një reagim zyrtar nisur nga problematika që është zhvilluar në lidhje me kthimin mbrapsht të tre dekreteve të Presidentit Topi për sa i përket Gjykatës Kushtetuese.

Ky qëndrim erdhi nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe mori edhe mbështetjen e mazhorancës, duke u bërë rasti i parë në të cilin Kuvendi kthen mbrapsht dekretet e Presidentit.

Burimet pranë presidencës bëjnë të ditur per "Shqip", se një argumentim ligjor në lidhje më këtë çështje do të bëhet sot, pak ditë pasi mazhoranca parlamentare e ka ndërmarrë këtë vendim.

Marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Presidentit gjithmonë janë shoqëruar me kontradikta për sa u përket dekreteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›