PD: Qytetarët s’kanë nevojë për beteja politike
Në emër të PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike vazhdon të presë me qetësi e maturi përfundimin e procesit, duke u distancuar nga taktikat shantazhuese.
“Qytetarët shqiptarë nuk kanë më nevojë për beteja politike. Shqiptarët po shohin se dëshpërimi i z.Rama po rritet çdo ditë për shkak se kryeqytetasit u shprehën me zërin e tyre. Ndoshta, z.Rama do të pëlqente një rezultat të fiksuar paraprakisht në favor të tij, por është e qartë se në një demokraci, janë qytetarët ata që zgjedhin fituesin dhe jo politikanët”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se askush nuk u beson trillimeve të kreut socialist në lidhje me procesin. “Kur ka filluar të besojë z.Rama se ai duhet t’ë vendosë rezultatin e zgjedhjeve, dhe jo qytetarët? Përse z.Rama sulmon KQZ-në, kur ky institucion u urdhërua nga Kolegji Zgjedhor të numëronte votat, pas kërkesës që vetë z.Rama bëri në gjykatë? Përse z.Rama i bën presion Kolegjit Zgjedhor, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga partitë politike të heqin dorë nga shantazhi ndaj institucioneve të pavarura dhe të pranojnë vendimet e tyre, veçanërisht të Kolegjit Zgjedhor?”, ishin pyetjet që i drejtoi ajo. /S.Lleshi/Start/
2011-06-29 16:02