E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moment historik për mediat online

Është një moment historik për mediat online, çmimi Pulitzer është fituar nga to. Çmimi Pulitzer është më i njohuri në fushën e gazetarisë e mediave, këtë vit është fituar për herë të parë nga publikime të bëra nga dy media online. 

Faqet online të informacionit, ndryshe nga gazetat e shtypura në letër, mund të shfrytëzojnë mundë sinë të mbajnë të informuar lexuesit në kohë reale, është edhe për kë të që kanë fituar çmimin më të madh për gazetarinë . Lajmet qarkullojnë më mirë dhe më shpejt falë edhe ndarjes (sharing) në rrjet. 

Administratori i çmimit Pulitzer, Sig Gissler ka deklaruar se këtë vit në dhënien e çmimit është konsideruar si faktor kryesor pikërisht sinjalizimi në kohë i ngjarjes. Në bazë të kë saj Huffington Post, që është një ndër gazetat online më të njohura, ka fituar çmimin prestigjoz me publikimin “Beyond the Battlefield” që tregon eksperiencën e disa veteranë ve të luftë s në Afganistan dhe Irak. 

Duke parë situatë n e mediave tradicionale, sidomos atë të shtypit të shkruar i cili ka hyrë në krizë të thellë ekonomike por jo vetë m, gazetaria online ndoshta është kufiri i ri nga mund të vijë një shtysë për median në përgjithësi dhe sidomos për shtypin. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›