Nano: Ofrohem në garën për President, pres të flas me Ramën e Berishën
TIRANË-Ish-kryeministri Fatos Nano bëri të ditur sot në një emision televiziv se ofron dijen, eksperiencën dhe kapacitetet e tij në konkurrimin e sivjetshëm për President të Shqipërisë. Ish-kryeministri socialis pohoi sot në mbrëmje në emisionin 'Top Story' të Sokol Ballës se zyrtarisht nuk është ende kandidat për presidentin e ri, por i propozon opinionit publik dhe politikës shqiptare ofertën e tij për të qenë në garë.
“Më lejoni të them me vërtetësi se si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm unë kam ofruar dijet, eksperiencën, aftësitë dhe kapacitetet e mia për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë. Që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe më nxitëse për të kryer detyrat, për tu kryer detyrat ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra jam ofruar që duke kontaktuar të gjitha palët të sjell një vlerë të shtuar në konkurrimin e sivjetshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit”
Ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi sot se nuk është kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në vitin 2012, por është Shqipëria kandidate për të marrë statusin kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Nano më tej theksoi se do të paraqesë para faktorëve relevantë konceptin dhe vizionin e tij.
Për të shpalosur vizionin e tij për Presidentin e Republikës, Nano tha se do të kryejë takime me krerë të partive politike, sic janë Berisha, Rama e Meta.
“Do të takoj drejtuesit e partive që janë në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kreun e opozitës, Ilir Metën, Fatmir Mediun, zotin Idrizi dhe zotin Dule. Është në detyrimet kushtetuese jo vetëm të Presidentit, por edhe të aspirantit që të gjejë hapësirat për t’i integruar të gjithë me vlerat e tyre”.
Nano theksoi se vendit i duhet një president konsensual.
“Vendit i duhet një proces sa më transparent, sa më konsensual, që nëpërmjet procedurës për zgjidhjen më të mirë që i shërben vendit t’i shërbejë palëve për zhvillimin e demokracisë ekonomise dhe jetës shoqërore, standartet e BE” .
Nano kërkoi që partitë ta vlerësojnë ofertën e tij, pasi asnjë president më parë nuk kanë patur në karrierën e tyre eksperiencën në ekzekutiv si ai.
“Besoj se është në dobinë e vendit dhe të gjithëve që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Do t’i kërkoj si PS-së, ashtu dhe partive të tjera që të konsiderojnë platformën mbi eksperiencën time, të konsiderojnë një faktor suplementar, që presidentet e derimësotëm s’e kanë patur në CV e tyre, karrierën time në krye të ekzekutivit”.
Lideri historik i PS Fatos Nano është kandiduar dhe në vitin 2007 për garën presidenciale, por e humbi përballë Bamir Topit.
Votat për Presidentin
I pyetur se si do sigurojë votat në Parlament, Nano tha se “do të kërkoj paqeruajtës në të gjitha palët dhe nëse është e nevojshme do të mbeten në krye të ushtrisë së paqeruajtësve”.
Ai shtoi se jo vetëm qytetarët janë lodhur nga grindjet por edhe vet grindavecët janë mërzitur nga ato pavarësisht se nuk i shmangin dot.
Kandidati nga PD?
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit se Presidenti i ardhshëm do të jetë një prej eksponentëve të Partisë Demokratike, Nano u shpreh se “ai është i gatshëm për t’u përfshirë në procesin e konsultimeve dhe negociatave për atë zgjidhje që i duhet vendit. Nuk mundem vetëm ta përgëzoj”.
Unë dhe Berisha, tha ai kemi treguar se në momente kyçe për zhvillimin kombëtar dhe për qasjen integruese të shqiptarëve të bashkëpunojmë, nënshkruajmë iniciativa për reforma bipartizane dhe nga kjo arsye nuk mund të gjykoj deklaratat, por të vlerësoj këtë eksperiencë që nuk na ndan nga asnjë lider politik.
“Nuk do të ishte në të mirë të Berishës, Topallit apo të përfaqësuesve të tjerë që të vazhdojnë arsyetimin për sfidën presidenciale si luftë kampesh. Nuk është në të mirë të askujt por veçova këta si drejtues të mazhorancës”, u shpreh Nano.
“Besoj, -vijoi ai - se do të ishte në dobi edhe të PD që sfidën e Presidentit të mos e kthejë si sfidë të vet partisë, me ekuilibrat e brendshëm të saj, nxitje apo ballafaqim karrierash dhe personalitetesh që para se ti shërbenin vendit do ti shërbenin ruajtjes së statusquose në partinë e mazhorancës”.
Lidhjet me Ramen
Lidhur me relatat me kreun aktual të PS, Edi Rama, Nano bëri me dije se e ka mirëpritur Ramën në ngjitjet e shkallës së karrierës politike. “Unë e kam mirëpritur Edi Ramën si pjesëtar të qeverisë që drejtojë në 1998, e mirëprita si drejtues të Bashkisë së Tiranës që nga viti 2000. E kam mbështetur dhe nxitur të kontribuonte në forumet e partisë. Pavarësisht se rrugët që kemi ndërtuar ndonjëherë edhe janë kryqëzuar me njëra-tjetrën nuk kanë qenë asnjëherë të mbyllura dhe si pjesë të axhendës së paraqitjes së ofertës sime do të takoj edhe Edi Ramën padyshim” .
Marredheniet me PS
Duke folur për marrëdhëniet nga partinë socialiste që e krijoi, Nano tha se “nuk mund ta mohoj përkatësinë time të majtë, themelimin dhe drejtimin e një force politike me kontributë të mëdha në proceset e Shqipërisë. Marrëdhëniet nuk mund të zëvendësohen nga intervista dhe deklarata që i bazohen qëndrimeve adekuate apo konjekturiale. Nuk kam bërë asnjë herë rolin e Kasandrës pasi duhet të kesh aftësi mitologjike ta bësh këtë. Unë bëj arsyetime mbi analiza objektive politike”.
Ish-kreu i PS tha se ka qenë nxitës dhe promovues i vlerave të reja dhe karrierës mbi bazën e meritës siç bëri edhe në vitin 2009 kur vlerësoi dhe konstatoi dukuri të kthimit prapa që nuk ndihmonte në rritjen e aftësive konkurruese të kësaj partie. “Identiteti im socialist është një vlerë historike. Unë mbetem i kthjellët edhe në komunikimin me publikun për të vlerësuar se partitë në një eksperiencë shtetare. PS ka drejtuar vendin për tetë vite, nuk mund të jenë vetëm instrumente demokratike në shërbim të vendit. Nuk mund të vihet një parti politike mbi Shqipërinë”, theksoi Nano. Ai këmbënguli se mund të kritikohet më lehtë një lider politik se ka kombi dhe vendi.
Lidhjet me Metën
“Unë dhe Ilir Meta kemi një histori të gjatë ku kemi ditur të bashkëpunojnë apo të ndahemi në kohën e duhur apo të gabuar. Është një eksperiencë e gjërë dhe një lëndë e pasur për të reflektuar. Besoj se nga çarja partizane e politikës shqiptare do të ishte fare e papranueshme të kalonim në çarje brenda partive në favor të një grupi votash që nuk do të ndryshonte gjë në klimë”, tha Nano.
Qëndrimi mbi Aleancën Kuq e Zi
I pyetur rreth një partie të re, si Aleanca Kuq e Zi, Nano theksoi se shoqëria ka nevojë për vlera që do freskonin shoqërinë dhe jo vlera që do e kthenin pas.
“Nuk besoj se kemi informacionin e mjaftueshëm për të vlerësuar këtë ambicie të saposhfaqur. Çdo kontribut dhe vlerë e shtuar do të ishte e mirëpritur nëse do të freskonte shoqërinë dhe dinamikën drejt integrimit. Për t’u afruar dhe jo tërhequr prapa në drejtim të standardeve evropiane”, tha Nano.
Sipas tij ‘ka një sensibilitet kritik me disa slogane që duke spekuluar me gjuhën e parë dhe jo gjuhën që duhet të qëndrojë pas dhëmbeve deri në mendim të pjekur, me slogane nacionaliste rrezikojnë të bëhen një element që duke ju bashkuar tensioneve të pranishme në rajon, ku nuk ka forca politike nacionaliste në pushtet, do përbënin kërcënim të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët në të ardhmen e tyre integruese’.
(d.b/el.me/BalkanWeb)