E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momentet fotografike

Nga data 31 maj, deri më 2 shtator, në Muzeun Kombëtar të Sllovenisë, në Lubjanë, hapet ekspozita e fotografisë “Aftermath: Changing Cultural Landscape” (Pasojat: Të Ndryshuarit e Peizazhit Kulturor). Prezentë në ngjarje janë edhe artistët kosovarë.

Është kjo platforma e parë rajonale, e krijuar për identifikimin dhe artikulimin e tendencave kryesore brenda fushës së fotografisë moderne, në raport me ambientin që e rrethon.

Si pjesë e projektit rajonal, ekspozita mbahet për herë të parë në Lubjanë, e pastaj, deri në fund të 2013’ës do të prezantohet (në forma të ndryshme) edhe në qytetet partnere të projektit, si në Zagreb, Beograd, Sarajevë, Cetinje dhe Prishtinë.

Projekti hulumtues dhe kuratorial është iniciuar nga Photon - Center for Contemporary Photography, në bashkëpunim me C.R.A.F. Splilimbergo dhe me organizatat tjera partnere nga ish-hapësirat e ish-Jugosllavisë, si Remont (Beograd), Film&Film (Pula), Contemporary Croatian Photography (Zagreb), Collegium Artisticum (Sarajevë), Stacion– Qendra për Art Modern (Prishtinë) dhe Muzeu Kombëtar i Malit të Zi (Cetinje).

Ekipi hulumtues dhe kuratorial nga vendet e rajonit përbëhet nga Miha Colner, Mirjana Dabovic, Albert Heta, Saca Janjic, Ana Opalic, Vala Osmani, Dejan Sluga, Sandra Vitaljic dhe Branka Vujanovic. Ndërkohë që, disa nga autorët që do të prezantohen me punimet e veta janë: Domagoj Blazevic, Andrej Djerkovic, Tomaz Gregoric, Astrit Ismaili, Robert Jankuloski, Genc Kadriu, Amer Kapetanovic, Srdjan Kovacevic, Borut Krajnc, Goran Micevski, Dusko Miljanic, Bojan Mrdjenovic, Paula Muhr, Oliver Musovik, Vigan Nimani, Ana Opalićc, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›