Afganistan, talebanët helmojnë edhe 120 nxënëse

Më shumë se 120 nxënëse dhe tre mësues janë helmuar në një shkollë në provincën Takhar të Afganistanit, ndërkohë që autoritetet afgane akuzojnë talebanët se po përpiqen t’i frikësojnë familjet nga dërgimi i vajzave në shkolla.
Sipas policisë afgane, fundamentalistët radikalë kanë përdorur një pluhur të paidentifikuar toksik për të ndotur ajrin në shkollë.
Shumë viktima e kanë humbur vetëdijen dhe janë shtruar në spital, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore.
Edhe muajin e kaluar, 150 vajza janë helmuar në Takhar, pasi që pinë ujë të kontaminuar.
Ministria e Arsimit e Afganistanit ka njoftuar se vetëm gjatë këtij muaji 550 shkolla janë mbyllur për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke lënë pa mësim rreth 300 mijë nxënës në 11 krahina.