E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momenti historik i Libisë

Për kalimin e pushtetit nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi, (CNT), u zhvillua një ceremoni historike që shënon tranzicionin e parë paqësor pas rreth 40 vjetësh diktaturë, të kryesuar nga Muamar Kadafi.

"Ja kaloj prerogativat tona kushtetuese Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar që është zgjedhur si përfaqësuesi legjitim i popullit libian përmes vullnetit të tij të lirë", deklaroi presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Moustafa Abdelxhalil, duke i dorëzuar simbolikisht disa prej dokumenteve më kryesore kreu të 200 anëtarëve të Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar (CGN), të zgjedhur rreth një muaj më parë gjatë të parave zgjedhje të lira legjislative në Libi./Start/

                                                                                             2012-08-09 09:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›