E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet tensioni Suedi-Bjellorusi

Qeveria e Minskut ka thërritur në Bjellorusi personelin e ambasadës së tij në Stokholm pasi Suedia, si pasojë e dëbimit të diplomatit të saj Stefan Erikson. Në një dekleratë për shtyp të ministrisë së jashtme në Minsk lexohet se Suedia ka preferuar të rëndojë edhe më shumë situatën mes dy vendeve duke larguar dy diplomatë nga ambasada e Bjellorusisë në vend, dhe duke I refuzuar hyrjen ambasadorit ët ri bjellorus që më parë kishte marrë pëlqimin e qeverisë suedeze.  Me këtë lëvizje, vazhdon më tej deklarata, në strukturën bjelloruse në Stokholm kanë mbetur vetëm dy funksionarë të thjeshtë të cilët nuk kanë autoritetin apo kualifikimin e duhur për të drejtuar misionin. Dhe në rrethana të tilla është e pamundur për misionin diplomatik bjellorus në Suedi që të ruajë funksionet e tij normale. Në këtë situatë ambasadorët e bashkimit europianë do të mblidhen gjatë fundjavës në një takim urgjent në Bruksel për tu përballur me tensionin diplomatik mes Bjellorusisë dhe Suedisë dhe të vendosin për masat që duhet të merren. Tensionet mes dy vendeve kanë ardhur si pasojë e hedhjes së disa arushëve pellushi në 4 korrik në qiejt e Bjellorusisë nga një agjenci reklamash suedeze së bashku me disa slogane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Suedia nga ana e saj ka bërë të ditur se i gjithë personeli i saj diplomatik është dëbuar nga Bjellorusia, pasi në 3 gusht nuk janë rinovuar kredencialet e ambasadorit suedez Stefan Eriksson. Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, "po dëbon të gjithë diplomatët suedezë. Fobia e tij për të drejtat e njeriut ka arritur një nivel të ri, ka shkruar në tuitter Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›