SHBA në luftë kundër thatësirës

Presidenti Obama u takua me zyrtarët e departamenteve të ndryshme qeveritare, për të gjetur mënyra për të ndihmuar prodhuesit amerikanë të ushqimit, të cilët janë goditur nga një thatësirë që ai e quan shkatërrimtare dhe të pashembullt.
Ndër hapat që presidenti po ndërmerr është që t'i japë Departamentit të Bujqësisë 30 milionë dollarë për të ndihmuar të sigurojë më shumë ujë për bagëtinë dhe për të ri-kushtëzuar tokat e prekura nga thatësira.
Obama gjithashtu po lejon më shumë kredi me interes të ulët për fermat bujqësore e blegtorale dhe më shumë kredi për bizneset e vogla të lidhura me këto ferma. Ai urdhëroi gjithashtu një program për të ndihmuar shoferët e kamionëve, që dërgojnë furnizime në zonat e prekura nga thatësira.
Presidenti tha se hapa të mëtejshëm janë të mundur.
Obama tha se ka shpallur zona të fatkeqësisë natyrore në 32 shteteve. Presidenti i bëri gjithashtu thirrje Kongresit që të miratojë projekt buxhetin 5 vjeçar prej 500 miliardë dollarësh ku përfshihen edhe fondet për bujqësinë.