E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofensiva perfundimtare ne Siri

Trupat lealiste siriane kanë marrë kontrollin e plotë të zonës strategjike të Salahedin ën Aleppo, që deri vonë ishte dhe fortesa e rebelëve. Sulmi ka nisur gjatë orëve të natës dhe ka zgjatur deri në mëngjes. Televizioni shtetëor sirian ka transmetuar lajmin duke sqaruar se janë vrarë një numër i madh terroristësh. Ndërkohë që ushtarët filo qeveritarë kanë marrë nën kontrroll dhe zona të tjera të qytetit. Bombardimet gjatë natës vetëm sa kanë hapur rrugën për ushtarët të cilët kanë bërë një ofensivë të ashpër nga toka në kryeqytetin ekonomik të Sirisë. Pak kohë më parë rebelët kishin bërë të ditur se po tërhiqeshin. Por luftimet kanë qenë të ashpra nga të dyja palët. Një korrspondent i televizionit Al Xhazira ka raportuar se rebelët kanë rrëzuar nëj avion ushtarak në Aleppo si dhe kanë shkatërruar 5 tanqe. Ndërkohë kryeministri sirian Riad hajib i cili dy ditë më parë dezertoi nga qeveria e Bashar Al Asad ndodhet në Jordani. Por vazhdon dhe arratia e sirianëve të dëshpëruar që largohen nga vendi. Rreth 2400 persona kanë kaluar kufirin me Turqinë. Edhe pse informacionet më të fundit tregonin se presidenti Assad ishte drejt largimit, ai ka dalë në television shtetëror, disa orë para ofensivës duke thënë se është gjithnjë e më i vendosur për të spastruar vendin nga terroristët. Vetëm një ditë më parë numri i viktimave në Siri ka arritur në 150. Në Damsak ka mbërritur edhe Saed jalili, i cili drejton këshillin supreme të sigurisë kombëtare në Teheran dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Ajatollahut Alì Khamenei. Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar takimine  tij me Asad, ndërkohë që titrat që shoqëronin takimin tregonin se Populli sirian dhe qeveria e tyre janë të vendosur për të pastruar vendin nga terroristët duke luftuar me të gjitha mjetet. Për Asad të gjithë kundërshtarët e tij që kanë armë janë terroristë. I dërguari i Teheranit ka këmbëngulur se ajo që po ndodh në Siri nuk është një cështje e brendshme por një konflikt mes kufije të rezistencës, ku nga njëra anë është armiku global dhe nga ana tjetër ai rajonal. Praktikisht Jalil ka akuzuar Shtetet e Bashkuara ët Amerikës dhe Izraelin. Teherani ëshët i shqetësuar për sekuestrimin e 48 iranianëve, që sipas ajatollahut janë pelegrinë. Por për rebelët që i kanë rrëmbyer janë Roje të Revolucionit. Rrëmbyesit kërcënojnë se do ti vrasin pengjet nëse ushtria siriane nuk ndalon bombardimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›