E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momerandum bashkëpunimi midis MPB-së dhe KQZ-së

Pajaziti tha se Ministria i ka ofruar të gjitha kapacitetet e saj Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet komunale të 15 nëntorit. "Ne i kemi ofruar të gjithë bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen tonë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe çfarë do kohe, dhe çfarë do nevoje që do të ketë, ne do të jemi të gatshëm në mbështetjen sa më të mirë, në ofrimin e krejt kapaciteteve tona në zgjedhje për Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", tha ministri Pajaziti.

Sipas tij Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron dhe shpreson që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje dhe për këtë qëllim do të konsolidohen regjistrat e tyre. Por Pajaziti tha se është delikat dhe me shumë sfidë për MPB është i ashtuquajturi proces i pastrimit të këtyre listave. "Shpesh herë kemi raste kur qytetarët që vdesin, familjarët e tyre nuk shkojnë të nxjerrin certifikatat të çregjistrimit ose certifikatat e të vdekurve të tyre dhe e kemi vështir që ne do të pastrojmë", tha Pajaziti.

 Nga ana e saj Nesrin Lushta, kryetare e KQZ nënshkrimin e këtij memorandumi e vlerësoi si shumë të rëndësishëm. Përgjegjësitë e Komisionit Qendror Zgjedhor janë që ky institucion i cili do të jetë organizator i zgjedhjeve të para në pavarësinë e Kosovës, të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe respektimin e procedurave për themelimin e listës së votuesve dhe themelimin e votuesve përmes postës.

Gjithashtu KQZ-ja do të informojë Minsitrinë e Punëve të Brendshme rreth nevojave të tyre për mbështetjen teknike, në proces të themelimit të listave së votuesve përmes postës, si dhe për çfarëdo ndryshime procedurale që mund të ngjajnë për cilëndo nga këto dy lista (Liststat e votuesve dhe Listat e votuesve përmes postës). (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›