Mon Liku rrëmben katër çmime
Juri e festivalit, përmes njërit anëtar, Sonila Kapidanit, bëri të ditur se vendimet për të përzgjedhurit ishin unanime. Kështu, çmimin “shfaqja më e mirë e festivalit” e fitoi shfaqja “Mon Liku”, e Teatrit Profesionist të Gjilanit.
Çmimin për tekstin-dramën më origjinale, e mori Haxhi Rama (“Dashuri e dytë në moshën e tretë” ), me çmimin për regjinë më të mirë të festivalit, sipas jurisë, u vlerësua regjisori Ilir Bokshi (“Mon Liku”). Çmimin aktori më i mirë e mori Ard Islami (“Mon Liku”), ndërsa epiteti i aktores më të mirë të festivalit i takoi Florentina Ademit (“Cubi i Kukurecit”).
Çmimin e veçantë për arritje jetësore e mori Hasan Bunjaku, ndërsa si aktor më me perspektivë është zgjedhur Ervin Dako (“Dashuri e dytë në moshën e tretë”), derisa aktorja Emine Toska u vlerësua për rolin më të mirë dytësor (“Mon Liku”). Kurse çmimi për realitete të reja teatrore, kësaj here nuk u nda, për arsye se u vlerësua se nuk pati të tillë.