Manchester Music For Kosovo

Një kompilacion i madh muzikor, i cili ka kohë që ka filluar të realizohet në Manchester, të Britanisë së Madhe, dhe i cili i dedikohet Kosovës, gjegjësisht rinisë kosovare, është par;lajmëruar se së shpejti do të shfaqet edhe si koncert.
Bëhet këtu fjalë për nismën e grupeve muzikore nga Manchesteri, të cilat synonin që përmes albumit dhe organizatës Manchester's Music Aid të mblidhnin fonde për Kosovën. Pjesëmarrës në këtë projekt janë artistë të shumtë të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare, si grupet Oasis, The Smiths, Joy Division, The Verve, etj. Organizatorët e projektit iu thanë mediave se edhe me paratë e mbledhura nga koncerti do të mbulohen disa projekte në Kosovë, që kryesisht kanë karakter humanitar.
Ndryshe, mediat në Britani nënvizojnë se ky është kompilacioni më i madh muzikor - i përbërë nga 10 albume - i dedikuar për nevoja humanitare që është bërë ndonjëherë në historinë angleze.