E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mona Lisa nga xhungla

Artisti njujorkez, Ronn Piccirillo (37) pohon se në portretin më të njohur botëror të të gjitha kohërave ka edhe kafshë.

Piccirillo është kategorik në pohimin se, në pikturën e famshme të Leonardo da Vinci’t, ai ka gjetur “kokën e luanit, të majmunit, dhe të bizonit... eventualisht, edhe të gjarprit apo krokodilit”.

Majmuni dhe luani, sipas tij, ndodhen nga ana e djathtë e Mona Lisës, të fshehur brenda peizazhit që i rrethon, përderisa bizoni është i vendosur nga ana e majtë e saj, gjegjësisht në lartësi të kokës.

Artisti thotë se deri te ky zbulim ka ardhur pasi që e ka rrotulluar pikturën për 90 shkallë, në të djathtë.

Piccirillo, madje, ka zbuluar se në anën e majtë të pikturës ndodhet edhe paraqitje e diçkaje që ta kujton “gjarprin apo krokodilin”.

Duke shfletuar ditarët e piktorit italian Leonardo da Vinci, Piccirillo erdhi në një përfundim që atë e bënë të sigurt se misteri i Mona Lisës, veçanërisht pas zbulimit të kafshëve, pothuajse është zgjidhur i tëri. Sipas tij, kjo vepër e Da Vincit në fakt paraqet lakminë, gjegjësisht njërin prej shtatë mëkateve më të mëdha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›