The Freelancers publikon spotin e ri

Spoti është përgatitur për single’in “Pse?”, i cili është single’i i dytë i grupit, dhe që i paraprinë publikimit të albumit të parë, në dhjetor të këtij viti. Spoti, i realizuar nga video-produksioni Pinkmoon Creative, do të publikohet online, në ora 24.
Ndryshe, anëtarë të grupit The Freelancers janë Tomor Kuçi (vokal dhe kitarë, dhe programim, Kreshnik Ahmeti (bass kitarp), Adem Hasani (piano dhe sint), Vedat Hasani (daulle dhe cinjela).
The Freelancers është një grup që bënë rock muzikë alternative, gjegjësisht rok elektronik. Grupi është formuar në Prishtinë, në vitin 2008.
Në vitin 2010, The Freelancers performoi në Sziget Festival 2010, në Budapest (Hungari), krah për krah grupeve dhe këngëtarëve të njohur ndërkombëtar, si Muse, Faithless, Thirty Seconds to Mars, Kasabian, Iron Maiden, The Cribs, etj. Në dhjetor 20120, grupi performoi në Melkweg Theatre, në Amsterdam (Holandë), ndërkaq në korrik 2011 edhe në festivalin Exit, në Novi Sad.