Monako afron 12 milionë stërlina për trajnerin Zhoze Murinjo
Monako është e gatshme të mbulojë në ar trajnerin Zhoze Murinjo. Pas rikthimit në kategorinë e parë në Francë, multimiliarderi rus Rybolovlev është i gatshëm të paguajë 12 milionë stërlina në vit për trajnerin portugez të Realit të Madridit. Edhe Çelsi është në gjurmët e Murinjos, ndonëse oferta financiare nuk është bërë e ditur.
Oferta e rusit për te Monako është tunduese, por Murinjo ka si kusht që skuadra që do të drejtojë duhet të marrë pjesë patjetër në Ligën e Kampioneve dhe kjo është një pengesë jo e vogël për miliarderit rus, pasi vetëm vitin tjetër Monako mund të marrë pjesë në Champions League. Kë do të zgjedhë Murinjo? Mbetet për t’u parë, sepse janë shumë ekipe që duan shërbimet e tija, duke filluar nga Çelsi, më pas PSG, por një pistë mbetet edhe rikthimi tek Interi. Kjo do të shihet edhe nga ecuria e Realit të Madridit në dy trofetë që po kërkon të fitojë, Liga e Kampioneve dhe Kupa e Mbretit, sepse në kampionat tashmë i ka thënë “lamtumirë” para kohe dhe nuk arrin dot Barcelonën e vendit të parë.
(e.m/Ilnica/BalkanWeb)