Çezare Prandeli mund të drejtojë Milanin në sezonin 2014-2015
Çezare Prandeli trajner i Milanit. Flitet për sezonin 2014-2015, pikërisht në mbarim të kontratës me kombëtaren italiane, atëherë kur Çezare Prandeli do të përfundojë edhe misionin e tij në kampionatin Botëror, Brazil 2014. Por kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Milanit të mendojnë për teknikun italian, i cili ta çonte Italinë deri në finalen e Kampionatit Europian një vit më parë, kur u mund nga Spanja në finale.
Duke stërvitur lojtarët e Milanit, si Baloteli, Abate, De Shilio, Montolivo, Pacini dhe Noçerino, Prandeli do ta kishte akoma më të lehtë të drejtonte Milanin, që ka nxituar për të “prenotuar” që tani trajnerin e kombëtares italiane. Ndërsa në fund të ketij sezoni drejtuesit kuqezinj do të ulen të bisedojnë gjatë me Alegrin, i cili duket i lëkundur, edhe pse në fundin e këtij sezoni ka bërë një punë shumë të mirë, teksa nga mesi i renditjes, arriti ta fuste Milanin në tre skuadrat e para, duke i dhënë kështu edhe Ligën e Kampioneve.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)