Pas përplasjes me Bizhgën në Kuvend, merret në mbrojtje Kastriot Islami
Tiranë- Policia e Shtetit ka vendosur të marrë në mbrojtje deputetin Kastriot Islami.
Vetëm pak ditë pas përplasjes e konfrontimit në sallën e Kuvendit me deputetin socialist Gazmir Bizhga, konfirmohet marrja në mbrojtje e ish- deputetit socialsit, pa kërkesën e tij.
Mësohet se deuteti Islami do të mbrohet nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve.
Por nuk dihet ende nëse marrja në mbrojtje ka të bëjë pikërisht për shkak të situatës së krijuar pak ditë më parë në sallën e Kuvendit, ku Islami së bashku me dy ish-deputetë të tjerë të PS-së bashkuan votat me PD-në për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho.
Ndërsa ditën e djeshme, para shtëpisë së Islamit protestuan përfaqësuesit e FRESSH, të cilët u shpërndanë nga forcat e policisë.